• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Nëse miku apo mikesha juaj i përket kësaj shenje të zodiakut pushimet tuaja do të jenë një “ferr” i vërtetë!

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dëshironi të shkoni me pushime për të kaluar sa më mirë, për të pushuar, për të qetësuar mendjen tuaj dhe për të mos dëgjuar rënkimet e këtyre shenjave të zodiakut? Ne do t’ju tregojmë pak më poshtë se cilat shenja të horoskopit duhet të shmangni me çdo kusht gjatë pushimeve tuaja verore në mënyrë që të keni qetësi dhe sigurisht t’i shijoni ato.

1.Virgjëresha
Sigurisht, Virgjëresha është e para në listën tonë. Ajo kurrë nuk është e kënaqur. Ajo kurrë nuk do t’ju japë një fjalë të mirë dhe gjithçka do të jetë jashtë pritshmërive të saj. Ajo do të humbasë besimin tek ju sepse dëshiron të ndjekë një orar të caktuar dhe nuk dëshiron të devijojë kurrë prej tij.

2.Gaforrja
Shenja që meriton të konkurrojë me Virgjëreshën në rënkime dhe mërzi, nuk është askush tjetër veçse Gaforrja. Gjatë pushimeve do të ketë një ankesë të përhershme në gojë. Atij nuk do t’i pëlqejë asgjë. Mendoni përsëri përpara se të vendosni të shkoni me të për pushime. Nuk do të jeni të qetë dhe as nuk do të mund të relaksoheni ashtu siç dëshironi. Më mirë qëndroni në shtëpi!

3.Binjakët
Binjakët janë një ters i vërtetë sidomos kur plani nuk i shkon sipas dëshirës. Madje ndryshon vazhdimisht mendje. Mos prisni një pushim përgjithësisht të qetë me Binjakët.

4.Peshqit
Ai nuk mund të bëjë shumë gjëra. Ai nuk dëshiron të lodhet. Ai dëshiron të flejë mjaftueshëm dhe të jetë i freskët. Nuk është për të ndejtur gjithë natën jashtë. Nëse e ngacmoni, ai do t’ju mërzisë me ankesa. /TAR/
 
Back
Lartë