• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Nëse diçka nuk është e vërtetë, e mirë, apo e vlefshme, preferoj të mos e marr vesh”

...

Kontributor
LV
0
 

“Nëse diçka nuk është e vërtetë, e mirë, apo e vlefshme, preferoj të mos e marr vesh”​

Bisedë me Sokratin​


Në këtë artikull ju sjellim një bisedë të Sokratit, filozofit të njohur, me një kalimtar, i cili po mundohej t’i thoshte diçka për mikun e tij. Në kushte të tilla, filozofi e pyeti nëse atë që i thoshte, a e kishte kaluar tri herë në mendje apo jo. Arsyen do të mund ta zbuloni më poshtë në bisedën e tyre.

04B3161A-4C0A-4567-9FFF-D1A8BC98CDE1.jpeg

“Një ditë, Sokratit iu afrua një burri që i tha:
– Duhet të të them diçka për mikun tënd.
– Prit një moment, – i tha filozofi. – E ke kaluar gjithçka që do të më tregosh tri herë në mendje?.
Ndërkohë vuri re që burri pranë po e shihte i hutuar, ndaj shtoi: – Përpara se të flasësh, duhet ta mendosh diçka tri herë. Mendimi i parë është ai i së vërtetës. A je i sigurtë se çfarë do të më thuash është e vërtetë?
– Në fakt, jo. E kam dëgjuar nga të tjerët.
– Atëherë besoj se e kaluar për herë të dytë në mendje. Hera e dytë shërben për të kuptuar qëllimin e asaj që do të tregosh. Nëse diçka nuk është e vërtetë, është të paktën diçka e mirë?
– Jo, nuk është diçka e mirë, përkundrazi… – ia ktheu burri.
– Atëherë le të diskutojmë mendimin e tretë. A është e vlefshme ajo që do më thuash për mikun tim? Do tëmë shërbejë për diçka? – i tha Sokrati.
– Eh, në të vërtetë jo.
– E sheh? – vazhdoi dijetari. – Nëse ajo që do të më thuash nuk është e vërtetë, e mirë, apo e vlefshme, atëherë preferoj të mos e marr vesh dhe të këshilloj ta harrosh”.
 
Back
Lartë