• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Neandertali dinte të ndizte zjarrin.

Juno

Kontributor
LV
0
 
Neandertali nuk pushon së na habituri. Ai ishte jo vetëm artist dhe lundrues i aftë, por dinte edhe të ndizte zjarrin, njësoj si homo sapiensi, sipas analizave të publikuara në revistën shkencore “Scientific Reports”, nga grupi i universiteteve holandeze “Leida” të koordinuara nga Andrew Sorensen.

View attachment 20248
Ky zbulim vjen pak muaj pas atij të bërë në Itali, sipas të cilit neandertali prodhonte mjete pune me ndihmën e zjarrit, por që kishte hapur debatin mes shkencëtarëve mbi mënyrën se si e ndiznin. Ekspertët kishin ngritur dy hipoteza, ose e merrnin nga zjarret që binin ose ishin në gjendje që ta ndiznin atë.

Ky dyshim u qartësua pas analizimit të instrumenteve prej stralli, që përkojnë me 50,000 vite më parë të gjetur në zona të ndryshme të Francës, që neandertalët kishin përdorur edhe për funksione të tjera, si për shembull për therjen e preve të tyre, shkruan atsh.

Këto analiza kanë treguar se të njëjtat instrumente kanë edhe shenja goditjesh dhe gjurmë të mineralit të piritit. Në fakt për të prodhuar shkëndija stralli duhet të goditet me pirit.

Mes befasive të tjera të neandertalëve të zbuluara kohët e fundit janë edhe pikturat në shpellë më antiket në botë, madje për sa i përket pamjes nuk ishin aspak primitivë sepse përdornin makijazh dhe mbanin bizhuteri që i prodhonin vetë.
 
Ore po kane qene burra te mire kta te nendertalit........
 
Back
Lartë