• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Në Londër janë të sigurt, Aubameyang më në fund drejt Anglisë

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
aubemayang-401x226.jpg
Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang nuk është pjesë e skuadrës së Borussia Dortmundit për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Hertha Berlinit.

Alexis Sanchez është afër zyrtarizimit te Manchester Unitedi dhe Arsenali po shikon alternativa për zëvendësimin e tij. Emri më i lakuar është ai i sulmuesit të Dortmundit, Aubameyang, për të cilin thuhet se ka arritur marrëveshje në parim me klubin londinez. Megjithatë, një gjë e tillë nuk është arritur edhe me skuadrën gjermane përkundër fjalëve të mëdha në mediat angleze. Por, largimi i tij tani mund të ndodh, pasi Aubameyang nuk ka udhëtuar fare me skuadrën për ndeshjen e tyre në udhëtim ndaj Hertha Berlinit.

Kjo gjë ka rritur edhe më shumë spekulimet për një transferim të shpejt te Topçinjtë, të cilët janë afër të humbin edhe Mesut Ozilin.

Mos-udhëtimin me skuadrën në Berlin e ka konfirmuar edhe klubi gjerman me anë të drejtorit sportiv të klubit, Michael Zorc.

“Aubameyang po stërvitet në Dortmund. Ne kemi përshtypjen se në këtë moment ai ka të bëjë me gjëra të tjera në kokën e tij dhe për këtë arsye nuk është plotësisht i fokusuar, kështu që shtrohet pyetja nëse ai mund të na ndihmojë në Berlin”, ka thënë Zorc.
 
Back
Lartë