• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ndryshimi midis “TË DUA” dhe “TË DASHUROJ”

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
147475497_1757190047778759_6831031994616647177_n.jpg



«Të dashuroj», - i thotë princi i vogël.
«Edhe unë të dua», - i thotë trëndafili.
Atëherë, princi i vogël i thotë dhe shpjegon kështu:
«Nuk është e njëjta gjë. ”Të duash” do të thotë të bësh tënden diçka apo dikë. Do të thotë t’u kërkosh të tjerëve atë që përmbush nevojat e tua personale, nevojë materiale, ndjesie, shoqërimi, etj. “Të duash” do të thotë ta shtiesh në dorë atë që nuk të përket ty, do të thotë të zotërosh ose të dëshirosh diçka që të mungon... “Të duash” do të thotë të pasionohesh apo të jepesh pas gjërave dhe njerëzve nga nevoja. Në këtë rast, nuk ka marrëdhënie të barabartë, ka thjeshtë një lloj vuajtjeje vetëm nga njëra palë, sepse “e mira” që duam nuk na korrespondon, dhe ne ndjehemi të zhgënjyer. Nëse dua dikë, do të thotë që shpresoj, që pres diçka. Nëse personi tjetër nuk më jep atë që pres, unë vuaj. Problemi është se ekziston një mundësi e madhe që personi tjetër të ketë motive të tjera, pasi që të gjithë jemi shumë të ndryshëm. Çdo qenie njerëzore është një univers. “Të duash” do të thotë të dëshirosh më të mirën për tjetrin, edhe kur ke motive shumë të ndryshme. “Të duash” do të thotë që unë dua të jesh i lumtur, edhe kur rruga jote është e ndryshme nga e imja. Ndërsa “të dashurosh” është një ndjenjë e fuqishme, është ndjenja më e bukur dhe më e mirë, që lind nga thellësia e zemrës, nga shpirti, duke i krijuar vetes një shkallë të lartë njerëzore. Dashuria nuk lind nga nevoja, as nga interesi. Në këtë kuptim, ajo nuk do të shkaktojë kurrë vuajtje, ajo mund të jetë një lloj dhimbjeje e ëmbël, e përzier me gëzim, kënaqësi, por kurrsesi vuajtje e mirëfilltë. Kur një person thotë se ka vuajtur nga dashuria, në të vërtetë ai ka vuajtur nga dëshira, jo nga dashuria. Njeriu vuan kur i pëlqen diçka dhe do ta ketë patjetër, pra për interes. Nëse dashuron vërtet dikë, nuk mund të vuash, sepse nuk ke pret asgjë nga tjetri, në dashuri nuk ekziston interesi. Kur dashurojmë, e japim veten pa kërkuar asgjë në këmbim, ndjejmë gëzim të thjeshtë dhe të pastër për t’u dorëzuar. Por gjithashtu është e vërtetë se ky dorëzim, kjo dhënie vetëmohuese, ndodh vetëm në njohje. Ne mund të dashurojmë vetëm atë që njohim, sepse të dashurosh do të thotë të hidhesh në boshllëk, t’ia besosh dikujt jetën dhe shpirtin tënd. Dhe shpirti nuk kompensohet. Dhe që unë të njoh veten është saktësisht të të njoh ty, gëzimet e tua, paqen tënde, por edhe zemërimin tënd, betejat e tua, gabimet e tua. Sepse dashuria e kapërcen zemërimin, betejën, gabimin dhe nuk është vetëm për momentet e gëzimit. Dashuri do të thotë besim i plotë se çfarëdo që të ndodhë nuk tërhiqesh nga sjellja, je i vendosur, jo nga ndonjë interes egoist, por nga që i je dorëzuar ndjenjës, je në një shoqëri të heshtur, të përjetshme. Të dashurosh do të thotë të jesh vetëdijshëm se nuk të ndryshon dot as, as stuhia, as dimri, asgjë. Të dashurosh do të thotë t’i japësh tjetrit një vend në zemrën tënde, qoftë si baba, si nënë, si vëlla, si bir, si njeri dhe të jesh i sigurt se edhe në zemrën e atij tjetrit ka një vend për ty. Dhënia e dashurisë nuk e shteron dashurinë, përkundrazi, ajo e shton atë. Të dashurosh do të thotë ta hapësh zemrën për të dhënë dashuri, por edhe për të marrë dashuri.»
«Tani e kuptova», - i thotë trëndafili.
«Dashuria nuk kuptohet, ajo jetohet», - i thotë, së fundi, princi i vogël.
(Në shqip: Bajram Karabolli)
 
Të dua, është ndjenjë adhurim deshirë pëlqim.

Të dashuroj, mund të jenë edhe këta sipër, por sentimentale.
 
Back
Lartë