• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ndaloi makinën në "Sheshin Skënderbej", mediat e huaja jehonë heroit shqiptar: Kërceu në dritare...

...

Kontributor
LV
0
 

Ndaloi makinën në "Sheshin Skënderbej", mediat e huaja jehonë heroit shqiptar: Kërceu në dritare...​


Ndaloi makinën në Sheshin Skënderbej, mediat e huaja


Gjesti i të riut, i cili ndaloi shoferin që u fut me automjetin tip “Citroen” në “Sheshin Skënderbej” duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që po vaksinoheshin aty pranë, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Prestigjozja BBC i ka kushtuar një artikull Klodian Elqenit i cili falë gjestit të tij heroik, arriti të neutralizojë drejtuesin e mjetit që përhapi panik ditën e sotme.
Ndër të tjera BBC thekson se një person “kërcen përmes dritares së makinës për të ndaluar shoferin e rrezikshëm në Shqipëri”.

Në artikull thuhet se një burrë u arrestua pasi sulmoi këmbësorët, pasi u dyshua si një akt terrorist. “Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi hipi në një shesh për këmbësorë në kryeqytetin e Tiranës. Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh në këmbë i pari përmes dritares.


Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist. Shumë njerëz kishin qenë në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin Skënderbej në atë kohë. Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar drejtonte makinën nën ndikimin e drogës”- shkruan BBC.
 
Back
Lartë