• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ndahet nga jeta legjenda argjentinase e futbollit...

Sole

?
ANETAR ✓
LV
0
 
Është ndarë nga jeta legjenda argjentinase e futbollit Diego Armando Maradona! Ai ka pësuar një arrest kardiak pasditen e sotme dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

Lajmi tronditës është publikuar para pak çastesh në mediet argjentinase. Para disa ditësh ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.
Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.
Maradona u lind në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.
Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

Së fundmi ai ishte trajner i Gimnasia de la Plata, ekipi i fundit me të cilin do të kishte të bënte. ”Djaloshi i artë” nuk do të jetë më mes futbolldashësve duke lënë një thesar të paçmuar në fushë dhe përtej. Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij e konsideronte Lionel Messi-n.
U prehte ne paqe!??
 
Sa keq nje futbollist kaq madheshtor iku I ri shume humbin ne rrugen e w fames fatkeqesisht
 
Rip

Ps: Kam.bë kaq shumë kronika për maradonën..
Sdu të shkruaj më..
 
Ka qene nje nder futbollistet qe u quajt zoti I topit dhe lexova dhe nje si barsalete per te

Ne nje mitting Pele po fliste dhe u thonte degjuesve qe zoti e dergoj ne toke qe tu mesonte cfare eshte futbolli dhe nje ze nga salla I tha " une ste solla ne toke" ishte zeri I maradones qe u shpreh ....domethenja eshte e juaja
 
Ka qene nje nder futbollistet qe u quajt zoti I topit dhe lexova dhe nje si barsalete per te

Ne nje mitting Pele po fliste dhe u thonte degjuesve qe zoti e dergoj ne toke qe tu mesonte cfare eshte futbolli dhe nje ze nga salla I tha " une ste solla ne toke" ishte zeri I maradones qe u shpreh ....domethenja eshte e juaja
Jo zoti i topit po dora e zotit ?
 
Ti kishim shku per qoke. Gjynof vallaj nuk meritonte me vdek se ka bo gol me dor ?
 
Back
Lartë