• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Nasa mendon te stervise austronaut ne hene.

Juno

Kontributor
LV
0
 
Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) planifikon të kthejë njerëzit në Hënë, vendin në të cilin kanë aterruar 12 njerëz në periudhën ndërmjet viteve 1969 dhe 1972. Pse ky vendim u mor pothuajse 50 vjet më vonë?

Sipas administratorit të ri të NASA-s Jim Brindestin, Hëna do të mundësojë astronautët për t’u përgatitur më mirë për Mars.

“Ne do të punojmë në tandem për Hënën dhe Marsin, dhe misionet plotësojnë njëra-tjetrën,” tha ai.

Hëna është më afër, por astronautët gjatë misioneve Apollo, deri tek ajo arritën vetëm dy ditë pas ngritjes nga Toka. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse ka një aksident, siç ndodhi me Apollo 13 në vitin 1970, kur shpërtheu rezervari i oksigjenit. Në vend që të zbriste në Hënë, fluturakja kaloi rreth saj dhe u kthye në Tokë.

Në Hënë është gjithashtu e mundur për të testuar teknologjinë që mund të jetë e dobishme në Mars, si rover dhe vegla më të vogla.

Është gjithashtu e mundur për të gjetur përgjigje në pyetjen se si do të ndërtohen vendbanime në të cilat astronautët do të jenë të sigurt nga kushtet e jashtme, çfarë lloj të rrobave duhet të mbajnë për të luftuar kundër pluhurit gërryes hënor, i cili “ha” shtresën mbrojtëse të rrobave.

Marsi dhe Hëna nuk janë binjakë të përsosur, por qëndrimi në satelitin e Tokës do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm, duke pasur parasysh se kushtet në planetin e kuq janë shumë më mizore. Marsi është shumë më larg nga Toka dhe sipërfaqja e tij sulmohet nga stuhitë dhe shumë fatkeqësi të tjera të motit.

Në anën tjetër, një ditë në Mars zgjat pothuajse njëjtë si në Tokë – 24 orë dhe 37 minuta, dhe astronautët mund të ndihen më mirë nga ana psikike.
 
Back
Lartë