Icardit i është bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e planeve të Inter, pas ardhjes së Antonio Conte në krye të stolit.
Trajneri italian i ka thënë lojtarit se mund të gjej skuadër të re, dhe këtë situatë po synon ta shfrytëzojë Napoli.
‘AS’ shkruan se Aurelio De Laurentiis është i gatshëm t’i sigurojë Icardit një pagë prej 10 milionë eurove në vit, transmeton lajmi.net.
Me transferimin e Romelu Lukaku tek Inter, argjentinasit i është dhënë goditja e fundit, kur edhe i është marrë numri 9 në fanellë.
Kujtojmë se të interesuar për shërbimet e ish kapitenit të Inter janë edhe Juventus. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg