Napoli kanë kontaktuar Mauro Icardin dhe Wanda Nara, në tentimin për të arritur një marrëveshje që do të largonte argjentinasin nga Inter.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, Napoli ka ofruar 7.5 milionë euro në vit për lojtarin, plus bonuse, transmeton lajmi.net.
Ata gjithashtu janë të gatshëm që të paguajnë 60 milionë euro për lojtarin, dhe i kanë premtuar atij se do të jetë figura kryesore e planeve të Ancelottit.
Në garë për shërbimet e Icardi është edhe skuadra e Juventus, duke mos lënë anash edhe interesimin e Atletico Madrid.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Icardi dhe Nara për vazhdimin e karrierës. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg