• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Na quajnë vendi i shqiponjave, por kanë mbetur më pak se 200

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Shqiponja është shpendi ynë simbol, por nëse nuk merren masa drastike shumë shpejt, edhe ajo do t’i përkasë të kaluarës.

Një shqiponjë e gjetur e ngordhur disa ditë më parë në ishullin e Sazanit ngriti edhe njëherë alarmin për zhdukjen e këtij shpendi.

Sipas një statistike të viteve të fundit, në Shqipëri jetojnë ende rreth 200 shqiponja gjithsej, por me kalimin e kohës edhe ky numër ka ardhur në zbritje.

Janë disa faktorë që kanë ndikuar në uljen e numrit të shqiponjave; kryesore mbetet gjuetia e tyre për shitje ose për t’i balsamosur dhe ekspozuar në ambiente publike.

Ekspertë të mjedisit bëjnë thirrje që të merren masa, për të shmangur fundin e trishtë: që shqiponja të mbetet thjesht në flamurin tonë kombëtar.

e.t./dita
 
Back
Lartë