• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Mundësi të reja karriere”, çfarë kanë rezervuar yjet për ditën e sotme

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Periudha interesante vazhdon në nivel dashurie: nëse nuk keni përfituar ende, përfshihuni më tepër. Dhe duhet të veproni tani. Takimet e dashurisë nuk duhen nënvlerësuar. Por kini kujdes: me ata që u përkasin Gaforres dhe Bricjapit, mund të lindin shumë polemika.

Demi


Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 16 tetor 2022), kushtojini vëmendje asaj që thoni, një gjest ose një fjalë e tepërt mund t’ju bëjë të “fitoni” një armik. Është koha e rinovimit të madh. Përfitoni prej saj.

Binjakët

Të dashur Binjakë, po kaloni një periudhë të përshtatshme për të gjetur mundësi të reja karriere: planetët favorizojnë marrëdhëniet tuaja të punës. Tregoni më shumë vëmendje përreth jush. Përsa i përket dashurisë, mund të ketë disa një periudhë hutimi në marrëdheniet në çift.


Gaforrja

Nëse po kërkoni më shumë mirëkuptim në sferën sentimentale apo shtëpiake, kjo ndodh sepse kohët e fundit ka pasur disa probleme që ju kanë lodhur. Ndjenjat janë sërish protagoniste gjatë ditës: përpiquni të mos krijoni komplikime të mëtejshme me një person Bricjap.

Luani

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 16 tetor 2022), po përjetoni një fundjavë stimuluese, por edhe trazira të brendshme. Kjo do të jetë dita e duhur për të kaluar një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e njerëzve që doni. Përfitoni sa më shumë nga Venusi i favorshëm.

Virgjëresha

E dashur Virgjëreshë, Hëna në kundërshtim me ju ka sjellë dyshime të reja. Jo aq sa ju duhej… Do të jetë një ditë e lodhshme, duhet të përpiqeni të shkëputni marrëdhëniet me personat që ju shqetësojnë në punë.

Peshorja

Do të ndiheni veçanërisht dinamikë. Të gjitha bezditë që kanë lindur kohët e fundit mund të kapërcehen lehtësisht. Brenda pak ditësh mund të lidhni një marrëveshje fitimprurëse. Madje shumë fitimprurëse. Duhet të përvishni mëngët dhe të përshpejtoni gjërat që keni lënë pas dore.

Akrepi

Kjo fundjavë ju dhuron takime intriguese. Prej disa ditësh keni pushuar së menduari negativ, si dhe ndjeni një energji të madhe brenda jush. Shfrytëzojeni sa më shumë atë. E diela do të jetë një ditë interesante, falë Hënës së bukur.

Shigjetari

Me Venusin në hapësirën tuaj zodiake nuk duhet të nënvlerësoni një takim të ri sentimental. Nëse ka ende tensione të pazgjidhura, përpiquni t’i kapërceni ato me një qëndrim optimist. Thjesht jini vigjilentë… Përveshni mëngët.

Bricjapi

Këtë fundjavë dashuria duket e pabesueshme, por është vetëm fillimi: nga nëntori vjen një periudhë edhe më pasionante. Mundohuni të shoqëroheni vetëm me njerëz që janë të denjë për ju… Sepse, ju meritoni të mos shoqëroheni me njerëz që i nxjerrin probleme vetes.

Ujori

Forca juaj është origjinaliteti. Mund të bëni një zgjedhje ndryshe nga të tjerat, që do të sjellin sërish rezultate të shkëlqyera. Meditoni dhe veproni me kujdes. Mos u torturoni nga mendimet e kota.

Peshqit

Mund të keni ide të mira, kujdesuni më mirë për intuitën tuaj. Veproni me guxim., sepse nëse doni të arrini gjëra të mëdha, do t’ju duhet të arrini diçka më shumë. Përveshni mëngët
 
Back
Lartë