• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

"Mosmarrëveshja e Perëndimit me Rusinë mund të sjellë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë"

...

Kontributor
LV
0
 
"Mosmarrëveshja e Perëndimit me Rusinë mund të sjellë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë"

-640-0-6215324af31b9.jpg
"Mosmarrëveshja e Perëndimit me Rusinë mund të

Analisti Blerim Latifi mosmarrëveshjen mes Perëndimit dhe Rusisë e sheh në një tjetër dimension. Teksa ka përmendur periudhën kur Kosova u shpall shtet i pavarur ai ka thënë se mbase mosmarrëveshja mes Perëndimit dhe Rusisë do të sjellë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.


Teksa përmendi periudhën kur Kosova u shpall shtet i pavarur, Latifi i cituar nga mediet në Prishtinë tha se ndoshta mosmarrëveshjet që po dëshmon e gjithë bota sot, mund të sjellin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Qëndrimin ai e mbajti me anë të një postimi në rrjetet sociale


Postimi i tij i plotë:

Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitin 1913 doli Shqipnia Londineze.

Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitet 2007-2008 doli Kosova e pavarur.


Mbase nga mosmarrëveshja e re gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë, që po zë fill me Krizën e Ukrainës, Kosova e Shqipnia do të bashkohen përfundimisht në një shtet të përbashkët.


Gazeta shqip
 
Back
Lartë