• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mos u demoralizoni nga aknet në fytyrë,

...

Kontributor
LV
0
 

Mos u demoralizoni nga aknet në fytyrë, provoni këto mënyra natyrale për t’i ardhur në ndihmë lëkurës​

akne-750x430.jpg


Rutina e fytyrës dhe produktet e preferuara po provomohet shumë së fundmi nga blogeret në rrjetet e tyre sociale, duke nxitur shumë vajzat që ndjekin rrugën e tyre.

Por jo të gjithë e gëzojnë mundësinë për të blerë ato produktet dhe veprojnë në mënyrë natyrale. Një mënyrë shumë e thjeshtë për të shmangur aknet dhe për të pasur një fytyrë të shëndetshme është aktiviteti sportiv. Mjekët e shpjegojnë këtë mënyrë si të duhurin, pasi gjaku qarkullon më mirë.

Duhet ti themi jo ushqimeve të yndyrshme dhe fast food-eve. Ushqehuni me yndyrna të shëndetshme si arra, avocado, peshk dhe vaj ulliri. Dieta e pasur me antioksidantë është një mënyrë e mirë për ta trajtuar fytyrën, pra shumë fruta dhe perime.

Vitamina C nuk duhet të mungojë në rutinën tuaj. Ajo prodhon kolagjenin në trup, që ka një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e elasticitetit të fytyrës. Konsumoni shumë kivi, portokalli, specat e kuq, luleshtrydhet, qitro apo brokoli.

Mos i ngacmoni puçrat asnjëherë, se në të kundërton po ndihmon përhapjen e mikrobeve në fytyrë.
Gëzoje mendjen dhe lëkurën tënde me shumë gjumë. Sigurisht, jo më pak se 8 orë. Zinku dhe vitamina E janë ndihmues në këtë betejë.

Konsumoni shumë kungull, fara kungulli apo ushqime deti. Vitamina E nga ana tjetër njihet si një hidratuese e mirë e fytyrës që e ndihmon atë të qëndrojë elastike dhe të shkëlqejë.
 
Back
Lartë