• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mos e dëmto zemrën për shkak të mendjës!

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
FB_IMG_1673720537946.jpg

Mos e dëmto zemrën për shkak të mendjës!

Në mjekësinë ligjore, kur një vdekje shkaktohet për shkak të hemorragjisë së madhe si pasojë e ndonjë plage, atëherë kryhen ekzaminimet e nevojshme. Këto ekzaminime përfshijnë edhe zemrën. Dhe, për çudi, do gjejmë se perikadri i zemrës do të jetë i shqyer dhe nga aty do të ketë gjakderdhje.

A thua çfarë e bënë zemrën që të rrjedh gjak dhe të dëmtohet edhe pse plaga mund të jetë shumë larg saj, qoftë edhe në gishtin e këmbës...?

Arsyeja është shumë e çuditshme...!

Kur sasia e gjakut të pakësohet në zemër, për shkak të rrjedhjes së tij, atëherë ajo fillon të tkurret me forcë të madhe. Ajo e bënë këtë kur njeriu është në momentet e fundit të jetës dhe kur tek zemra nuk ka mbetur sasi e mjaftueshme e gjakut. Pra, zemra fillon të punojë me pompozitet të shtuar dhe duke u tkurrur me tërë forcën e saj.

Zemra e bënë një gjë të tillë me qëllim të furnizimit të trurit me oksigjen. Por, kjo përpjekje ndikon në dëmtimin e saj. Pra, për shkak të tkurrjes së madhe vije deri tek çarja e perikadrit të saj dhe rrjedhjes së sasisë së fundit të gjakut nga vet zemra.

Kjo është përpjekja e fundit që zemra bënë për të shpëtuar trurin. Por, që nga ashpërsia e madhe e tkurrjes vdesin që të dyja.

A ndodh e njëjta gjë në jetën tonë të përditshme...?

Po, edhe atë shumë shpesh.

Kur ne përpiqemi që të kënaqim mendjen apo logjikën tonë, ne shkelim dhe ndrydhim ndjenjat dhe emocionet tona. Kjo do të ndikoj direkt në dëmtimin dhe vrasjen e zemrave tona.

Pra, ashtu siç njerëzit vdesin, sipas mjekësisë, për shkak të përpjekjes së zemrës për të shpëtuar trurin. Po ashtu, edhe në jetën reale, ne vdesim për shkak të ndrydhjes së emocioneve dhe ndjenjave për të ruajtur nderin, traditën, teket, fjalën, apo çfarëdo qoftë tjetër.

Andaj, mos lejoni që të sakrifikohet asgjë në kurriz apo për hir të dikujt apo diçkaje tjetër. Thjesht, çdo gjë le të marrë të drejtën e vetë dhe të mos bëjmë padrejtësi qoftë ndaj mendjes, zemrës, ndjenjave apo emocioneve tona.
 
Andaj, mos lejoni që të sakrifikohet asgjë në kurriz apo për hir të dikujt apo diçkaje tjetër. Thjesht, çdo gjë le të marrë të drejtën e vetë dhe të mos bëjmë padrejtësi qoftë ndaj mendjes, zemrës, ndjenjave apo emocioneve tona.


Shume e sakte
 
Besoj se duhej te ishte " mos demto mendjen per shkak te zemres"
Zemra gjithmonë ka dale e humbur para mendjes.
 
Kur ne përpiqemi që të kënaqim mendjen apo logjikën tonë, ne shkelim dhe ndrydhim ndjenjat dhe emocionet tona. Kjo do të ndikoj direkt në dëmtimin dhe vrasjen e zemrave tona.
 
Back
Lartë