• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mori nënshtetësinë shqiptare, Dua Lipa: Po ndihem shumë krenare, faleminderit

...

Kontributor
LV
0
 

Mori nënshtetësinë shqiptare, Dua Lipa: Po ndihem shumë krenare, faleminderit​



WhatsApp-Image-2022-11-27-at-16.51.55.jpeg



Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është shprehur se ndihet shumë krenare që mori sot nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Dua falenderon presidentin Begaj dhe kryebashkiakun Veliaj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, teksa ka bashkëngjitur disa foto ku buzëqesh dhe rrezaton si gjithmonë.

Faleminderit Presidenti Bajram Begaj dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj. Mora nënshtetësinë shqiptare, po ndihem shumë krenare!”-shkruan Dua Lipa.

Dua Lipa do të performojë nesër në sheshin Skënderbej për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.

Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën pranë UNICEF-it, në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve. Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi adhuruesve të saj mbështetje dhe donacione si dhe organizoi një fushatë të mbledhjeve të fondeve bashkë me stilistë shqiptarë, të ardhurat e të cilës shkuan për familjet e viktimave të tërmetit.


WhatsApp-Image-2022-11-27-at-16.51.35.jpeg








Top Channel
 
Back
Lartë