• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mollë Të Pjekura e Të Mbushura Me Arra Dhe Kanellë

...

Kontributor
LV
0
 

Mollë Të Pjekura e Të Mbushura Me Arra Dhe Kanellë​



molle-750x500.jpg

Mollët e mbushura janë një ëmbëlsirë tipike e vjeshtës që duhet ta provoni patjetër. Foto: Flickr

Molla Të Pjekura e Të Mbushura Me Arra Dhe Kanellë

Përbërësit:
Treçerek gote me arra të grira.
3 lugë gjelle me rrush të thatë,
2 lugë e gjysmë gjelle me sheqer kaf,
4 mollë mesatare
Një lugë çaji me kanellë
Uthull molle
1 filxhan çaji me sheqer kaf.

Përgatitja:

Në fillim duhet të përzieni arrat dhe rrushin e thatë.

Më pas shtoni dy lugë e gjysmë me sheqer kaf dhe çerek luge çaji me kanellë.

Qëroni pjesën e sipërme të secilës mollë dhe më pas krijoni një hapësirë për mbushjen e saj.

Hidhni nga një lugë nga përzierja e arrave dhe rrushit të thatë dhe futini në furrë.
Pjesën e mbetur të kanellës, filxhanin me sheqer kaf dhe treçerekun e uthullës së mollës përziejini në një enë tjetër.

Masën hidheni ngadalë mbi mollë dhe lërini të piqen në furrë për rreth 40 minuta.
Për më shumë shije, sipër mollëve mund të hidhni edhe disa lugë lëng portokalli të freskët, që kombinohet shumë mirë me mollët.

Lëngun e akumuluar në tavë mund tua hidhni mollëve të pjekura dhe më pas t’i servirni.
Mbushja e mollëve mund të bëhet edhe me mjaltë, kanellë dhe arra. Pavarësisht mbushjes, sigurohuni të përfshini gjithmonë kanellën sepse ajo e plotëson dhe pasuron shijen e mollës së pjekur./AgroWeb.org
 
Back
Lartë