• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Modric: Topi i Artë? Prioriteti im është Kupa e Botës

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


Luka Modric deklaroi një ditë përpara finales së Botërorit që Kroacia e tij do të luajë ndaj Francës se dëshira e tij e vetme është që të fitojë Botërorin dhe jo Topin e Artë.

“E kam thënë shpesh: jam i përqendruar te kombëtarja ime. Topi i Artë nuk më shkon në mendje. Dua që Kroacia të fitojë Botërorin, të tjerat nuk i kam në dorë. Nuk i kam prioritet çmimet individuale”, deklaroi kapiteni kroat, i cili pasi ka fituar Champions League me Real Madrid dhe është paraqitur shumë mirë në Botëror, mund të jetë kandidat për të rrëzuar nga froni Cristiano Ronaldon si futbollisti më i mirë në botë.

Mesfushori u pyet edhe për ndryshimin që ka pësuar Kroacia me ardhjen në stol të Zlatko Dalic.

“Mund ta shikoni vetë, jemi në finalen e Botërorit. E mori ekipin në një moment shumë të vështirë, kur e kishim në dyshim kualifikimin në Botëror. Ka ndikuar shumë mirë te ne. Është trajner dhe njeri i shkëlqyer”, theksoi Modric.

Lojtari i Real Madrid tha se në rast fitoreje, ata do ia kushtojnë trofeun jo vetëm kroatëve, por të gjithë personave që i kanë mbështetur. Kur u pyet nëse merr frymëzim nga lufta, Modric e preu shkurt: “Nuk më pëlqen t’i kthehem kësaj, është e shkuara. Sigurisht që të shënjon, por nuk dua të flas për të kaluarën, vetëm për të ardhmen”./Top Channel

The post Modric: Topi i Artë? Prioriteti im është Kupa e Botës appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë