• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Miti i shpellës dhe filozofia e Platonit

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Alegoria e shpellës është vepër e filozofit grek, Platonit, dhe është simbol i dijes njerëzore. Sipas këtij miti, njeriu nuk është veçse një i burgosur në një shpellë, dhe bota siç e njeh njeriu, është vetëm reflektim apo projektim i realitetit.
mif-o-peshere-platona-skritij-i-obshij-smisl.jpg
Realiteti i vërtetë është jashtë shpellës, është e vështirë të imagjinohet nëse nuk kemi dalë kurrë nga shpella, dhe jemi mësuar të jetojmë në një lloj hijeje apo refleksi të saj. Në këtë kuptim, nuk jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e realitetit, ose jemi, por kemi frikë.

Po çfarë përfaqëson shpella në jetën e përditshme? Mund të jetë familja, shtëpia apo mjedisi ku jemi rritur. Eshtë normale që, qysh prej moshës së vogël na janë ngulitur vlera të ndryshme, që nga ato fetare, tek ato politike.

Lindja jonë në brendësi të komunitetit bën që të rritemi me disa tradita, të cilat plazmojnë identitetin tonë. Për këtë arsye, përballë asaj që është e re, shumë njerëz shfaqen të heshtur: pikërisht prej frikës se mos humbasin identitetin.

Për shkak të faktit që jemi vazhdimisht në kërkim të sigurive, e bëjmë tendencë tonën që të përqafojmë vlerat dhe idetë e njerëzve që duam. Në këtë kuptim, as shoqëria dhe as familja nuk na mësojnë që të “shohim” (edhe pse mund të vëzhgojmë).

Nuk na ndihmojnë për zhvillim e një pikëvështrimi kritik ndaj gjërave. Pak fëmijë e kanë fatin që të rriten në një mjedis që i shtyn të analizojnë, përballen dhe zhvillojnë një mendim të vetin, ashtu sikurse dhe të praktikojnë autokoshiencën.
Filozofi.al
 
Shpella eshte mendja jone. Ne mendjen tone krijojme boten qe perceptojme nepermjet shqisave dhe aftesise tone intepretuese te cka ne perceptojme nga jashte. Ajo qe perceptojme dhe menyra si interprerohet krijon boten tone te jashtme.
Bota jone e jashte eshte vec nje projektim i botes si ne e "krijojme" ne mendjen tone, ne boten tone te brendshme.

Realiteti jashte eshte teresisht ndryshe, shqisat tona dhe aftesite tona perpunuese dhe interpretuese jane te paafta te rikrijojne si duhet realitetin e jashtem ne mendjen tone.

Eshte shune kontradiktore por bota jone e jashtme eshte ne fakt bota qe ne krijojme se brendshmi dhe e projektojme ate si bote te jashtme. Ajo e jashtmja e verteta eshte e panjohur. Askush smund ta di vertete se si eshte realiteti perderi sa ne jemi te kufizuar ne shqisat tona dhe ne mendjen tone.
 
  • Përqafime
Reactions: ...
Thelbi eshte natyra njerëzore e perjetuar nepermjet eksperiencës personale dhe kufizimeve qe sjell Kjo eksperience ne boten njerezore
 
Back
Lartë