• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Miti i lashtë i Kironit

...

Kontributor
LV
0
 

Miti i lashtë i Kironit: Çdo plagë është një shans për t’u transformuar​




Biri i Kronosit dhe vdekatares Filiria, Kironi ishte një kentaur i urtë, mjek dhe mentor i shumë heronjve, mes të cilëve, Herkuli, Akili dhe i madhi Asklep, perëndia i mjekësisë. Miti grek tregon se një ditë, gjatë një lufte, Herakliu e goditi gabimisht me një shigjetë të mbushur me një helm të fuqishëm duke shkaktuar një plagë të dhimbshme e të pashërueshme. Të shumta ishin përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet dhe ndërkohë që përpiqej të kurohej, Kironi mësoi ilaçe të reja që ua përcolli nxënësve të tij.

Deri në ditën kur, pasi kreu detyrën, ia dha pavdekësinë Prometeut, dhe vetë u kthye në një konstelacion. Miti paraqet imazhin e Shëruesit të plagosur, njohës i artit të mjekësisë, i cili arriti të shkëputet nga dhimbja e tij dhe ta përdorë atë si një mundësi për një proces transformimi, që e çoi atë në pranimin e vuajtjes, shprehje e dobësisë sëë njeriut, dhe marrjen e një fuqie të madhe terapeutike, për veten dhe pastaj për të tjerët.
 
Back
Lartë