• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Misteri i Urës së Overtoun, aty ku qentë zgjedhin të bëjnë vetëvrasje

...

Kontributor
LV
0
 

Misteri i Urës së Overtoun, aty ku qentë zgjedhin të bëjnë vetëvrasje​


Misteri i Urës së Overtoun, aty ku qentë zgjedhin të


Si një urë piktoreske e fshatit Skocez është bërë një burim historish të frikshme dhe teorish metafizike. Në shikim të parë, duket si një urë prej guri që lidh një rezidencë historike me pjesën tjetër të civilizimit.

Ajo u ndërtua nga arkitekti H. Miller për nevojat e vendbanimit luksoz të industrialistit J.White. Rreth një shekull pas ndërtimit të saj, kjo urë guri filloi të fitonte reputacionin e saj të errët.
Dëshmitë e hershme datojnë nga mesi i viteve 1950, por fama e tij u bë ndërkombëtare pas vitit 2000 për shkak të përhapjes së lajmeve në internet.

Ata që marrin qenin e tyre për një shëtitje në këtë zonë, u kërkohet të mbajnë zinxhir të ngushtë dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Nga vitet 1950 e deri më sot të paktën 600 qen janë hedhur në hapësirë nga kangjella e urës dhe 50 prej tyre kanë ngordhur tragjikisht.

Një tjetër shpjegim metafizik, i përdorur për të justifikuar përpjekjet e shtuara të qenve gjatë 30 viteve të fundit, është një histori tragjike nga 1994. Në tetor të atij viti, Kevin Moy hodhi fëmijën e tij 2-javësh nga ura.

Babai i fëmijës besonte se fëmija i tij ishte rimishërimi i Satanit dhe ai duhej ta vriste atë në mënyrë që të shpëtonte njerëzimin. Moy u diagnostikua me skizofreni dhe që atëherë ishte trajtuar në një klinikë psikiatrike.

Fakti që pika e saktë nga e cila u hodh foshnja është pikërisht pika e zgjedhur nga qentë për të kryer vetvrasje, ndjekësit e kësaj teorie të besojnë se pika është mallkuar që atëherë. Sigurisht që asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe shpjegimi është shumë më i thjeshtë edhe pse kjo nuk e ndryshon fatin tragjik të urës.

Në rrëzë të urës kanë ndërtuar fole vizonash, minjtë dhe kafshë të tjera të egra që tërheqin qen me aromat e tyre. Sidomos aroma e urinës së vizonit është e ngjashme me erën e urinës së qenit dhe kjo zgjon kureshtjen e tyre për t'iu afruar pikës dhe për të lënë gjurmët e tyre atje.

Arkitektura e parmakut të urës nuk ofron një shikim të mirë me rezultatin që qentë të mos e perceptojnë lartësinë dhe zbrazëtinë absolute poshtë saj dhe të kërcejnë.
 
Back
Lartë