• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Misteri i “Pyllit të shtrembër” në Poloni: Pse pemët kanë këtë formë?

...

Kontributor
LV
0
 

Misteri i “Pyllit të shtrembër” në Poloni: Pse pemët kanë këtë formë?​




Në thellësinë e pyjeve të rajonit të Pomeranisë Perëndimore në Polonisë, gjendet një pyll i tërë me rreth 400 pemë pisha, trupi i të cilave ka një formë të pazakontë, të përkulura në njërën anë që në rrënjë, duke formuar një dukuri të çuditshëm dhe misterioz të njohur si “Pylli i Shtrembëruar”.
Por pse pemët kanë këtë formë? Askush nuk ka ende një shpjegim të saktë. Disa kanë teorizuar se këtë formë u kanë dhënë kushtet e pafavorshme të motit. Të tjerët mendojnë pas kësaj rritje anormale të pemëve qëndron dora e njeriut.

Fotografi i peizazheve Kilian Shonberger, ndau me publikun disa nga fotot e tij në këtë pyll, përveç legjendave që e rrethojnë atë. Sipas Shonberger dhe traditës ****** në rajon, pemët u mbollën rreth vitit 1930. Gjatë asaj kohe, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, zona u kontrollua nga gjermanët.
Disa kanë pohuar se në atë kohë u përdorën disa teknika artificiale për të shkaktuar formate çuditshme të pemëve, edhe pse nuk është e qartë për çfarë qëllimi.“Nuk ka ende një shpjegim përfundimtar”-thotë Shonberger.

Një teori është se pemët mund të jenë mbjellë enkas për të rritur një trung të përkulur, për të ndihmuar në ndërtimin e objekte si anije, karrige lëkundëse dhe saja për të rrëshqitur në dëborë. Të tjerë kanë spekuluar se lufta ka pasur një ndikim të rëndësishëm në peizazhin e pyllit.

“Disa njerëz flasin për gjurmët e luftës (ndoshta kalimin e tankeve), pasi në këtë zonë ka pasur shumë luftime midis Ushtrisë së Kuqe dhe Vehrmahtit. Teori të tjera të errëta flasin për magjitë dhe fushat e energjisë… Por mbase nuk do të ketë kurrë një përgjigje përfundimtare”-thotë ai.


/ bota.al
 
Kujdes me analizat mbi Covid nga Bota.Al... Ka nje qasje qe inkurajon pesimizem ndaj vaksinave edhe pse e ben me stil.
 
Dhe disa thone qe kur ishin te vogla pemet ka rene shume debor dhe u ka dhen ate forme. Kam degjuar per kete gje
 
  • Pëlqej
Reactions: ...
Back
Lartë