• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Misteret e galaktikave: Tayna, e parëlindura.

Juno

Kontributor
LV
0
 
tayna.jpg

Astronomët kanë kombinuar fuqinë e teleskopëve hapësinorë Habëll dhe Spicer, për të parë shtirjen më të madhe të galaktikës. Ata kontrolluan prapa në kohë, vetëm 400 milion vjet pas Big Bengut për të parë këtë varietet të ri të galaktikës, me një lloj rrezesh të zbehta që deri më tani i qenë shmangur zbulimit.

Galaktikë quhet Tayna, që do të thotë “e parëlindura” në gjuhën vendase Ajmara në Amerikën e Jugut në Ande dhe Altiplano. Ajo mund të jetë galaksia me e vetmuar e zbuluar ndonjëherë, por është ndërkaq një nga 22 vëllezërit e motrat e ngjashme të krijuara thuajse në prag të ekzistencës.

Shquarja e qartë e saj përgjatë kozmosit, kërkon përdorimin e dy prej teleskopëve tanë hapësinorë dhe një kontribut masiv nga galaktika masive J0416.1-2403, që ndodhet 400 miliardë vite dritë larg.

Me një masë sa një kuatrilion diej, grumbulli e praron dritën rreth tij dhe na mundëson një shfaqje të shkurtër të Tayna-s, e gjitha në ngjyrë të kuqe. Teleskopi Hapsinor Xhejms Ueb, që do të lëshohet në hapësirë në vitin 2018, do të zbulojë mbi Tayna-n dhe të afërmit e tij embrionalë, detaje shumë më të mëdha dhe na japë një pamje të galaksive të para të universit.

Ne duam të kemi mundësi ta shohim atë në një moshë të pjekur. Pavarësisht të gjithave, ajo u përforcua në një shkallë të lartë të formimit të yllit dhe ka shumë të ngjarë të jetë shndërruar në një galaktikë respektuar.
 
Back
Lartë