• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Miqtë po e hidhnin lart në dasmën e tij, dhëndri bie dhe thyen shtyllën kurrizore

...

Kontributor
LV
0
 

Miqtë po e hidhnin lart në dasmën e tij, dhëndri bie dhe thyen shtyllën kurrizore​



fhfhf-h.jpg



Teksa po festonin dasmën e mikut të tyre, shokët e kanë hedhur dhëndrin në ajër si një gjest tradicional në Rumani.

Ky moment i frikshëm u fokusua nga kamera, ku tregohej nusja duke kërcyer mjaft e lumtur në ditën e veçantë vetëm disa sekonda para aksidentit të bashkëshortit të saj, Liviu Filimon.

Pasi veprimit të tyre, miqtë nuk mundën që të mbajnë dhëndrin dhe për pasojë ai u përplas në tokë duke pësuar një goditje mjaft të fortë. Dhëndri mori dëmtime serioze dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Ky incident ndodhi në një dasmë në Rumani në sallën e eventeve Castello në vendpushimin Baile Felix.

Mjekja që ka marrë përsipër këtë rast, Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte thyer shtyllën kurrizore.

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.

Nga ana tjetër, dhëndri që pësoi dëmtimin mesa duket nuk e ka përjashtuar mundësinë që të padisë miqtë e tij për shkaktimin e plagosjes së rëndë të tij. “Unë kam kontaktuar me një avokat, por ende jam duke menduar se çfarë do të bëj”, u shpreh ai.

Pas këtij incidenti, ai mund të lëvizë duart, por jo këmbet

segsrg.jpg








Top Channel
 
Back
Lartë