• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Milan interesohet për sulmuesin e Manchester United

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
martial15.jpg
Milan interesohet për Anthony Martial të Manchester United, thonë burime nga Franca, dhe mund të bëhet një lëvizje në janar.

Sulmuesi francez ka vuajtur të gjejë hapësira në skuadrën e Mourinho-s në Old Trafford, duke bërë 18 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar.

Sipas RMC Sport ai i ka thënë klubit se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën, e cila skadon në fund të sezonit.

Djajtë e Kuq kanë një opsion për ta shtyrë edhe një vit kontratën e lojtarit dhe me siguri që do ta aktivizojë, por çmimi i tij do të zbriste gjithsesi.

Gazeta franceze është e bindur se Milan është gati të mposhtë Chelsea dhe Juventus për firmën e tij dhe do të ishte në gjendje të paguante 4 mln euro në vit për lojtari, aq sa merr aktualisht tek United.

Kuqezinjtë mund të ofrojnë një huazim në janar me obligim për blerje përfundimtare, por shumë gjëra do të varen nga Mourinho.

Portugezi aktualisht është nën presion të madh, por nëse ai do të zëvendësohej nga një trajner i ri, lojtari mund të qëndronte.

The post Milan interesohet për sulmuesin e Manchester United appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë