• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mijëra ushtarë, tanke dhe artileri e rëndë, nis parada e fitores në “Sheshin e Kuq” të Moskës

...

Kontributor
LV
0
 

Mijëra ushtarë, tanke dhe artileri e rëndë, nis parada e fitores në “Sheshin e Kuq” të Moskës​


6277c38385f5405b86333f81



Mijëra trupa të armatosura, dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara po “tregojnë forcën” në Sheshin e Kuq, në ditën që shënon fitoren e Rusisë mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Tanket kryesore të betejës T-14 Armata, sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400 dhe armë të tjera të nivelit të lartë po ekspozohen në Sheshin e Kuq.

Ngjarja do të pasohet nga një marshim civil i quajtur Regjimenti i Pavdekshëm, në të cilin njerëzit mbajnë portretet e të afërmve të tyre që kanë luftuar në luftë.

Parada dhe marshime të ngjashme po zhvillohen në qytete të tjera anembanë Rusisë. Ndërkohë, edhe pse mediat në Rusi nuk e thonë, sipas atyre të Perëndimit, gjatë kësaj ceremonie lideri Vladimir Putin pritet të japë një njoftim të rëndësishëm.

Disa janë të idesë që ai do t’i shpallë luftë në shkallë të gjerë Ukrainës, ndërsa të tjerë, mendojnë se mund të jetë pikënisja e zgjerimit të luftës duke nisur mësymjen edhe në shtetet e tjera, si përshembull në Moldavi.
 

Dita e Fitores ndaj nazistëve, Rusia festime dhe në qytetin e largët të Vladivostok​


Vladivostok (1)

lg.php


Ndërsa sytë e botës do të jenë në Sheshin e Kuq të Moskës, festimet e Ditës së Fitores po zhvillohen në të gjithë Rusinë.

Gjërat kanë nisur tashmë në qytetin lindor të largët të Vladivostok.
Kjo ditë shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945 dhe shumë prej tyre kanë mbajtur fotografi të të afërmve të tyre që luftuan në luftë.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
 
Back
Lartë