• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Meshkujt & femrat....të fshehtat e joshjes

...

Kontributor
LV
0
 
b2f6d7133bf50b8d7828d3c2dfd35842.jpg

Dihet se meshkujt janë parimisht tipa vizual, prandaj mund të paramendohet se do t’i vlerësojnë femrat sipas vetive të tyre fizike dhe jo sipas personalitetit. Ndërkaq, femrat kanë kritere krejtësisht tjera për meshkujt.

Ndërsa pyetja shekullore është: Çfarë në të vërtetë shikojnë femrat dhe çfarë shikojnë meshkujt? Portalet e ndryshme kanë hulumtuar mbi 20 mijë njerëz, për të zbuluar përgjigjen në këtë pyetje të ‘nxehtë’. Shpeshherë është thënë se përshtypja e parë është e rëndësishme, mirëpo sipas rezultateve nga këto anketime, në radhë të parë meshkujt joshen nga afria seksuale dhe buzëqeshja, ndërsa femrat në radhë të parë shikojnë karakterin dhe sensin e humorit.

Top-dhjetë gjërat që joshin meshkujt:

1. Afria seksuale
2. Buzëqeshja
3. Karakteri
4. Sensi i humorit
5. Forma trupore
6. Sytë
7. Inteligjenca
8. Aftësitë komunikuese
9. Dhëmbët dhe buzët
10. Flokët

Top-dhjetë gjërat që joshin femrat:

1. Karakteri
2. Sensi i humorit
3. Aftësitë komunikuese
4. Kuraja seksuale
5. Inteligjenca
6. Buzëqeshja
7. Aftësia për të dëgjuar
8. Paratë dhe fuqia
9. Forma e trupit dhe muskujt
10. Sytë

Është interesante se edhe te meshkujt edhe te femrat, buzëqeshja, karakteri dhe sensi i humorit gjenden në maje të listës, ndërsa elementet fizike janë më pak të rëndësishme, gjë që sjell njohuri të reja në botën e joshjes, flirtit dhe përvetësimit.

Bota.al
 
Kriteret e femrave sa shkojne e rriten. Nese permendin 3 kritere, ne koke kan krejtesisht tjera.
 
Back
Lartë