• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Merkel në Tiranë, zbulohet data dhe qëllimi i vizitës së kancelares gjermane në Shqipëri

...

Kontributor
LV
0
 

Merkel në Tiranë, zbulohet data dhe qëllimi i vizitës së kancelares gjermane në Shqipëri​



Merkel.jpg



Kancelarja Angela Mekel do të mbërrijë në Shqipëri më 14 Shtator në një vizitë disa orëshe.

Qëllimi i vizitës lidhet me dhënien një shtyse të re të procesit të Berlinit nisur në vitin 2014.
Krahas kryeministrit Edi Rama, në Tiranë Merkel do të ulet në të njëjtën tryezë edhe me udhëheqësit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të cilët kanë përqafur këtë proces, që ka si qëllim lehtësimin e bashkëpunimit rajonal në mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Vizioni kësaj iniciative bazohet në të ndihmuarin dhe përmbushjen e kritereve për të u anëtarësuar në Bashkimit Evropian.

Komponenti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë.


Samitet e mbajtura në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali ndihmuan në vendosjen e komunikimit ndërmjet liderëve të Ballkanit, si dhe në dizajnimin e disa projekteve infrastrukturore.
Projektet e miratuara për secilin nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor financohen pjesërisht nga mekanizmat e BE-së dhe pjesërisht nga vetë këto shtete.



Top Channel
 
Back
Lartë