• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Me sa kenaqet njeriu?

Kulmi

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Mqs e shtrova si pyetje, detyrimisht, si fillim duhet te pergjigjem vet i pari.
Nuk shquhem per strateg e sbej plane afatgjata, ndaj dhe shijoj c'ka syri me sheh, veshi degjon e dora me prek.
Dmth, te tashmen.
 
Njeriu nuk kenaqet kurre nga aq sa ka gjithmon kerkon me shume dhe sa me shume te kete dhe te di me shume ngulmon per te pasur dhe per te kerkuar me teper,,fatkeqsisht.
Motoja jot eshte jeto sot shijo sot (e logjikshme) pasi asnjeri nuk ka siguri per neser. ?
 
Njeriu kënaqet me shumë, pak dhe asgjë. Kam dëgjuar të thonë se, Zoti krijoi syrin dhe gojën gropa, që nuk mbushen kurrë. Por kur ke zemrën dhe shpirtin të plotësuar, të mjafton e lumturon ajo që ke. Megjithatë, e nesërmja vjen shumë shpejt, ndaj dhe ndonjë plan B nuk është keq.
 
Njeriu kënaqet me shumë, pak dhe asgjë. Kam dëgjuar të thonë se, Zoti krijoi syrin dhe gojën gropa, që nuk mbushen kurrë. Por kur ke zemrën dhe shpirtin të plotësuar, të mjafton e lumturon ajo që ke. Megjithatë, e nesërmja vjen shumë shpejt, ndaj dhe ndonjë plan B nuk është keq.
Ne pritje te pikes qe vendos ti isha.????
 
Normal qe njeriu nuk kenaqet e nuk ngopet kurr por duhet te kenaqet me ate qe ka dhe ta shtrihe kemben deri atije ku arin jorgani thoshin pleqet e pare kuse une them gezoju te paktes qe te arish nje dite te kesh dhe te shumten .
 
Un knaqem me aq sa kam arrit . Faleminderit zotit . Knaqem me vepra jo fjale boshe . Knaqem kur e shoh shpirtin e qete . Knaqem qe e bej gjumin pa pishmone . Knaqem se nuk i kam ber keq askujt.
knaqem dhe jam optimiste qe dite me të bukura me presin .
 
Njeriu nuk knaqet me asgje semundje e perhershme kjo....sa me shume te kete..me shume kerkon...me i palumtur behet ..sepse i ikin deshirat per shume gjera qe tashme i ka provuar...nuk ka gje me tmire se shpresa dhe qellimet..sepse ke nje motiv per te punuar..vazhduar..kerkuar..luftuar
 
Menja njerzore si pjelle e natyrshme e mjegulles kozmike, shpirti i njeriut si pjelle e natyrshme e univerist te erret e te ftohte. Gjithcka ngjan me njera tjetren, ligjet e Kabales.

Cfare mund te presim kur menja asht e turbullt si mjegull dhe shpirti i panjohur dhe i erret, cfare entropie hilacake....

Po njerez, me asht dhane nje Atdhe ne kete univers i cili quhet Infinitet!

Nga njera ane me jep Infinitetin e perceptimit te imagjinates te botes se brendeshme dhe nga ana tjeter me vendos ne nje karrige me rrota si INVALID.... cfare loje e padrejte!

Njeriu asht nje krijese e pangopshme asht nje lloj vrime e zeze ne hapsire (serish kabala) qe gllaberon gjithcka me qellim me gjet brenda infinitetit veten e tij, ndoshta edhe ate qe njerzit quajne rendomte lumturine....ose ne rastin akoma ma te perditeshem "kenaqesit"....

sa genjeshter e bukur !


Ju uroj udhetim te bukur rreth diellit.... kur te lodhni edhe mund te zbrisni nga toka ....shkojme nga nibiruja ;):p
 
Back
Lartë