• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Më i pasur edhe se Mbreti, kush është Rishi Sunak, kryeministri i ri britanik

...

Kontributor
LV
0
 

Më i pasur edhe se Mbreti, kush është Rishi Sunak, kryeministri i ri britanik​



Nga
American Eye


https://pinterest.com/pin/create/bu...është+Rishi+Sunak,+kryeministri+i+ri+britanik
Rishi Sunak

42-vjeçari Rishi Sunak është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe dhe kryeministër i vendit.

Ai u zgjodh pasi ish-Ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme.

Sunak do të jetë udhëheqësi i parë me ngjyrë i Britanisë dhe tani përballet me detyrën e madhe të stabilizimit të partisë dhe vendit në një kohë vështirësish ekonomike dhe politike.
Ai do të pasojë kryeministren nga Liz Truss, e cila dha dorëheqjen javën e kaluar, duke qëndruar vetëm 44 ditë në detyrë. Paraardhësi i saj, Boris Johnson nuk mori pjesë në garë duke thënë se “nuk mund të qeveriste efektivisht nëse partia nuk do të ishte e bashkuar në Parlament”.

Kush është kryeministri i ri britanik
Konsiderohet si një person që po thyen tabu në Britani të Madhe, por kush është Rishi Sunak? Kamerieri milioner që ia doli të bëhej kryeministri i parë me ngjyrë. Ai ka lindur në vitin 1980 në Southampton nga dy prindër që emigruan nga Afrika Lindore. I ati, Yashvir, mjek, ka lindur në Kenia, mamaja, Usha, farmaciste, në Tanzani. Por gjyshërit kishin lindur në Punjab të Indisë.

Rishi është më i madhi nga 3 fëmijët: Sanjay psikolog dhe Raakhi përgjegjëse për strategjinë e Kombeve të Bashkuara kundër Covid-19. Ai ka kryer studimet për filozofi, politikë dhe ekonomi në Kolegjin “Winchester”, atë të “Oxford” dhe më pas në Universitetin “Standford”, ku njohu dhe bashkëshorten, Akshata Murthy, një trashëgimtare e pasurisë së biznesmenit indian, Narayana Murthy.

Rishi dhe Akshata, kanë një pasuri prej mbi 800 milionë euro, dyfishi i asaj që posedon vetë Mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla. 42-vjeçari, në adoleshencën e tij ka punuar dhe si kamerier, përpara se të formohej dhe specializohej në ekonomi, gjë e cila i solli eksperienca punë të niveleve të larta si analist për Goldman Sachs.

Çifti ka dy vajza dhe jetojnë në një ndërtesë të rrethuar nga një liqen, dhe për këtë arsye e quajnë “Maharajah i Yorkshire”, në shqip “Mbreti i Yorkshire”. Sunak ka edhe dy shtëpi të tjera, një në Londër dhe një në Kaliforni. Karrierën politike e nisi vonë, por me hapa të sigurt, kur në 2014 kandidoi për deputet në një prej bastioneve të konservatorëve, ku kanë triumfuar në 100 vitet e fundit. Për dy vite, nga 2020 drejtoi ministrinë e Financave, duke u bërë arkitekt i paketave të shumta të ndihmës ekonomike për qytetarët në mes të pandemisë. Kjo e ndihmoi të fitonte popullaritet pasi pasuria që zotëron i kishte krijuar një reputacion se nuk shoqërohet dhe nuk i di hallet e shtresës së mesme dhe asaj të varfër.

Për krizën aktuale, Sunak ka premtuar një reduktim të taksave, por jo aq drastike sa kryeministrja në largim Liz Truss. Ende pa marrë detyrën, fitorja e 42-vjeçarit ka bërë që tregjet të normalizohen, ndërsa shpresa është që edhe kaosi politik të marrin fund.
 
Back
Lartë