• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Me çdo kusht në Botëror, si do t’i shpëtojnë anglezët çmimeve të kripura në Rusi

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Screenshot_9-11-401x281.jpg
Tifozët e Anglisë kanë planifikuar që të qëndrojnë në vendet baltike për të shmangur çmimet e shtrenjta të hoteleve në Rusi për Kupën e Botës.

Siç shkruan “Mirror”, ultrasit kanë rezervuar qëndrimin në Letoni, Estoni dhe Poloni për muajin e ardhshëm, ndërsa në ditën e ndeshjes do të udhëtojnë drejt qytetit rus ku do të luajë kombëtarja e tyre sfidën e radhës.

Nga Riga deri në Moskë, fluturimi zgjat vetëm një orë, kështu që tifozët kanë gjetur zgjidhjen e duhur për të mos shpenzuar shumë. Porti polak i Gdansk, është një bazë tjetër për tifozët që do të shohin ndeshjen ndaj Belgjikës në Kaliningrad, që është tre orë larg nga rruga.
c3dd8a0d-eaca-4539-8ef0-b2ee53c97859-401x267.jpg


Ultrasit vendosën të ndërmerrnin këto masa pasi drejtuesit e hoteleve me kushtet më minimale, kanë rritur çmimin për një natë, me më shumë se 5.000 për qind. Federata e Mbështetësve të Futbollit njoftoi se shumë tifozë të Anglisë zgjodhën që të shkojnë në Riga, pasi aty gjejnë hotele më të lira dhe janë më afër Rusisë. Zëdhënësi i kësaj Federate tha: “Gdansk është një vend i mirë ku tifozët mund të presin para ndeshjes me Belgjikën, pasi është vetëm tre orë larg nga Kaliningradi. Kjo është një ndër ndeshjet më të vështira dhe tërheqëse që Anglia ka në grup, madje mund të jetë vendimtare për kryesimin”.

Të paktën 1.5 milionë turistë të huaj pritet të vizitojnë Rusinë gjatë turneut të Kupës së Botës që nis me 14 qershor dhe përfundon me 15 korrik. Agjencia Federale e Turizmit ka thënë se ata do të shpenzojnë deri në 1.4 miliardë dollarë gjatë qëndrimit të tyre brenda Rusisë. Për këtë bizneset kanë shpejtuar për të rritur çmimet, ku pritet të përfitojnë nga shpenzimet e turistëve të huaj. /EDS
 
Back
Lartë