• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mbretëresha e Tajlandës, Sunandha Kumariratana,

...

Kontributor
LV
0
 
Mbretëresha e Tajlandës, Sunandha Kumariratana, humbi jetën për shkak të një ligji të lashtë që thoshte se kushdo që e prek atë, dënohet me vdekje.

Ishte një nga tre gratë e mbretit Thai Chulalongorn, i cili ishte veçanërisht i dashur nga populli dhe kishte hequr skllavërinë. Mbretëresha lindi në Bangok, ishte vajza e mbretit të katërt të Tajlandës dhe gruas së parë të tij. Patën një vajzë dhe prisnin për fëmijën e dytë. Në vitin 1880 ishte 19 vjeçe dhe së bashku me vajzën e saj udhëtuan në shtëpinë verore të familjes mbretërore jashtë Bangokut. Mbretëresha përveç vajzës së saj, shoqërohej nga disa shërbëtorë dhe roje. Pallati ishte ndërtuar në brigjet e lumit më të madh të Thales Prairie, ku duhej të kalonin lumin. Mbretëresha dhe princesha hynë në një varkë të vogël që tërhiqej nga një më e madhe. Por, rrymat e lumit e kthyen barkën me kokë poshtë, duke i zhytur në ujë.

Me vajzën e saj, teksa po luftonin për t'u mbajtur në sipërfaqe asnjë nga përcjellësit e saj nuk u përpoq t'i ndihmonte. Kreu i shoqëruesve nuk lëvizi nga vendi dhe të gjithë shërbëtorët i shihnin të mbyteshin. Siç u bë e njohur, të gjithë iu bindën një ligji të lashtë sipas të cilit asnjë "i vdekshëm" nuk mund të prekte një anëtar të familjes mbretërore. Nëse dikush e prekte dënohej me vdekje. Gjithashtu, sipas traditës shpëtimi i njeriut nga mbytja ishte një shenjë e keqe. Nëse dikush shpëtonte dikë nga mbytja, do të thoshte se do të "zemëronin" shpirtrat që jetonin në ujë. Kur mbreti u informua për vdekjen e gruas së tij, vajzës dhe foshnjës së palindur, urdhëroi burgosjen e kreut të rojes mbretërore. Hidhërimi i tij ishte i papërshkrueshëm. Funerali thuhet se ishte më i shtrenjti në historinë e mbretërisë aziatike. Për nder të saj u ndërtua në formën e saj një monument në pallatin veror, i cili deri më sot i përkujton vizitorët për fundin tragjik të mbretëreshës së re.

Ngjarje Nga Historia Botërore.

FB_IMG_1626643694326.jpgFB_IMG_1626643712777.jpgFB_IMG_1626643717869.jpg
 
Back
Lartë