• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mashtruesi largohet me 2 miliardë USD, Turqia kërkon ndihmën e Shqipërisë!

...

Kontributor
LV
0
 

Mashtruesi largohet me 2 miliardë USD, Turqia kërkon ndihmën e Shqipërisë!​




mashtruesi.png


Ministria turke e Drejtësisë e Turqisë i kërkoi Shqipërisë përmes Interpolit ndalimin e themeluesit dhe drejtuesit të platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, Fatih Faruk Özer, i cili dyshohet për mashtrimin më të madh në vend.

Prokurorët në Stamboll nisën me urgjencë një hetim pasi Ozer mbylli Thodex dhe u largua drejt Tiranës siç pohojnë disa media të huaja, përfshirë dhe BBC, duke marrë me vete rreth 2 miliardë dollarë asete digjitale të cilat u përkisnin gati 700 mijë personave.

Ai akuzohet nga autoritetet turke për veprën penale të mashtrimit duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë si dhe krijimin e një organizate kriminale. Vetë Ozer përmes Twitterit i hodhi poshtë akuzat. Ndërsa pohoi se është vërtet jashtë vendit, biznesmeni tha se kompania e pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik ndërsa këmbënguli se pretendimet qe paratë ishin zhdukur, janë të pavërteta. Ozer u zotua të kthehet në shtëpi brenda disa ditësh.

Policia turke ka ndaluar gjithsej 62 persona si pjesë e hetimit për shkëmbim të kriptovalutave. Të gjithë ata akuzohen për mashtrimin e investitorëve. Ne lidhje me rastin, thuhet se ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi.

Banka qendrore e Turqisë njoftoi javën e kaluar se do të ndalonte përdorimin e kriptovalutave në pagesa për mallra dhe shërbime duke filluar nga 30 prill. Ajo paralajmëroi që kriptovalutat “sjellin rreziqe të konsiderueshme” sepse tregu është i paqëndrueshëm dhe nuk ka mbikëqyrje.


Top Channel
 
Back
Lartë