• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mashtroi për origjinën e mbrojtësit/ Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Katar 2022

...

Kontributor
LV
0
 

Mashtroi për origjinën e mbrojtësit/ Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Katar 2022​



sportii-1.jpg



Ekuadori mund të përjashtohet nga Kupa e Botës e këtij viti, Katar 2022, pasi dyshohet se mbrojtësi i tyre Byron Castillo falsifikoi dokumentet e tij të lindjes dhe në fakt është kolumbian, që do të thotë se ai nuk duhej të kishte qenë i pranishëm në kualifikueset e këtij kompeticioni.

Federata e Ekuadorit është hetuar nga FIFA pas akuzave të ngritura nga Kili, i cili përfundoi i shtati në kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Katar, ndërsa Ekuadori përfundoi në vendin e katërt.

Kili pretendoi se ata kishin prova se Castillo kishte lindur në Tumaco, Kolumbi në 1995, dhe jo në Guayaquil, siç thuhet në dokumentet e tij zyrtare. Kili pretendoi se mbrojtësi i Barcelonës përdori një pasaportë dhe certifikatë lindjeje false.

Mundo Deportivo raporton se hetimi i FIFA ka përfunduar dhe vendimi për të përjashtuar Ekuadorin nga Katar 2022 është marrë dhe do të bëhet publik në ditët në vijim.Më tej në raportime theksohet se me përjashtimin e Ekuadorit ka një shpresë të zbehtë për Italinë, pavarësisht se Maqedonia e Veriut u përjashtua në play-off. Kjo mund të jetë e mundur nëse FIFA i jep vendin e Ekuadorit ekipit me pozicionin më të mirë në renditjen e tyre botërore./ SuperSport


Top Channel
 
Back
Lartë