• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mashkull simpatik apo burrëror…?

The_AnGeL

World is Mine
ANETAR ✓
LV
0
 
Ja te shohim meqe ktu po mbizoterojne femrat cila do ishte pergjigja e sinqerte nga ju ? Mashkull simpatik apo burrëror…?




Nofulla të ngushta, krahë me muskuj, vetulla të holla dhe pak mjekër: këta janë tregues të një niveli të lartë testosteroni dhe të një gjendjeje të mirë shëndetësore te meshkujt. Teorikisht, janë kushte perfekte për të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm

Një grua që sheh me kujdes një burrë, është e sigurt se në mendjen e saj po bën disa llogari. Zakonisht femrat janë të prirura të zgjedhin meshkuj bukuroshë dhe të shëndetshëm që të sjellin në jetë fëmijë si baballarët. Çdo detaj i fytyrës së mashkullit është një tregues i çmuar i gjendjes së tij shëndetësore dhe e pajtueshmërisë së çiftit. Por pavarësisht kësaj, studiuesit skocezë të universitetit “Aberdeen” kanë zbuluar se tani femrat nuk llogarisin vetëm tiparet fizike të mashkullit. Ato vlerësojnë si treguesit socialë ashtu edhe progresin e vendit ku mashkulli jeton. Kështu, në zonat më të varfra, lexohet në revistën “New Scientist” femrat preferojnë meshkujt simpatikë me fytyrë të lëmuar, ndërkohë që ata me tipare më femërore preferohen më shumë në vendet e pasura.

Duke pasur parasysh këto të dhëna, psikologët janë përpjekur të zbulojnë atë që disa femra pëlqejnë te meshkujt pak të vrazhdë e autoritarë dhe tek ata më bukuroshë. Edhe në ribotimin e librit “Kënaqësia e seksit”, publikuar në vitin 2011 në Shtetet e Bashkuara, personazhi i vitit 1972 “Burri leshator”, u zëvendësua nga një mashkull bukurosh, i parfumosur dhe me lëkurë të lëmuar. Nofulla të ngushta, krahë me muskuj, vetulla të holla dhe pak mjekër: këta janë tregues të një niveli të lartë testosteroni dhe të një gjendjeje të mirë shëndetësore te meshkujt. Teorikisht, janë kushte perfekte për të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm.



Fakti që femrat gabojnë nuk është marrë seriozisht në konsideratë. Sipas studiuesve, femrat janë të afta të bëjnë llogari që për shkencëtarët janë të panjohura. Dhe në fakt, psikologët e universitetit “Aberdeen” kanë zbuluar se testosteroni përveçse ka shumë avantazhe, ka edhe kundërindikacione. Në tentativën e tyre për të llogaritur gjithçka, studiuesit skocezë kanë zbuluar se një përqindje e lartë e hormonit mashkullor te mashkulli shoqërohet me sjellje agresive dhe tendencë ndaj tradhtisë. Ashtu si edhe në vendet e zhvilluara, ku kurat shëndetësore janë të nivelit të lartë, ia vlen të zgjedhësh një partner jo shumë bukurosh, por që është i gatshëm të krijojë një lidhje të shëndetshme dhe të ndihmojë në rritjen dhe edukimin e fëmijës.

Studiuesit e universitetit “Aberdeen” kanë përfshirë në studimin e tyre 4500 femra nga 30 vende të ndryshme, por që të gjitha i përkisnin racës së bardhë dhe ishin heteroseksuale, duke përdorur një pyetësor i cili mund të gjendjet edhe në internet.
Çdo vullnetareje i kërkohej që të vlerësonte tërheqjen e saj për një sërë fytyrash mashkullore të ndryshuara me kompjuter. Fytyrat e prekura, ndaj të cilave femrat tregoheshin shumë të ndjeshme ishin të rrumbullakëta, kishin mjekër, ballin e madh, flokë të lëpirë pas koke, vetulla të holla dhe të larguara nga njëra-tjetra, sy të vegjël si bajame dhe buzë të trasha. Më pas rezultatet u krahasuan me treguesin e gjendjes shëndetësore të secilit vend të zgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Lidhja mes pasurisë dhe tërheqjes ishte krejtësisht e qartë.

“Mendojmë se kriteret e bukurisë janë arbitrare dhe individuale”, shpjegon psikologia Lisa De Bruine që drejton “Face research laboratory” në universitetin “Aberdeen”. “Megjithatë, studimi ynë tregon se preferencat janë të diktuara edhe nga stimujt mjedisorë, siç është për shembull niveli shëndetësor i popullsisë”. Në vendet me sisteme shëndetësore më pak të dobishme (në studim janë marrë Brazili, Bullgaria, Meksika dhe Argjentina), nënat e ardhshme janë të prirura të tërhiqen nga një partner i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse nuk do të jetë një baba dhe shok perfekt. Aty ku pasuria dhe kushtet shoqërore janë të mira (Belgjikë, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe Austri), nënat e ardhshme do të zgjedhin partnerë me një nivel më të ulët testosteroni, që të jetë besnik, i sjellshëm dhe i gatshëm të kujdeset për fëmijët.

g.shqip
 
spata nerva me e lexu komplet por po i referohem vetem pjeses pare->mashkull simpatik apo burreror ?

hmm ca e do bukurin kur nk eshte burre por eshte 'bure ' .mendimi im eshte me mire burreror sesaa simpatik✌
 
spata nerva me e lexu komplet por po i referohem vetem pjeses pare->mashkull simpatik apo burreror ?

hmm ca e do bukurin kur nk eshte burre por eshte 'bure ' .mendimi im eshte me mire burreror sesaa simpatik✌

Pjesa mbrapa ishte per te shpjeguar ndryshimi i simpatikut me burrerorin !
Faleminderit per përgjigjen!
 
Jo thash burreror jo simpatik lexoje mir lol mjafton te jet njeri simpatia dhe bukuria aq jane..
 
Tani natyrshëm më vjen pyetja
Femër të bukur apo të mire?
Të gjithë do donin një femër të bukur e pasionante duke u martuar me një të mirë.
Unë do preferoja një burrëror në karakter të ndërthurur me një simpati.
Po jap thjesht një mendim sipërfaqësor.
 
E ka bere copy paste pse kujton do lodhte nervat me shktujt ate
 
BURREROR me Shume RRRRR madje! Sa per simpatik..kur nje mashkull ka nje femer te bukur ne krah..simpatik duket dhe sikur me i shemtuti ne bot te jet :p
 
Back
Lartë