• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Masakrat ballisto-zogiste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Nga Dalan Buxheli

Kanë ndodhur disa ngjarje aspak të këndshme,madje lënduese për pjesën më të madhe të popullit këto kohët e fundit. Iu bë një ceremoni shtetërore Mit’hat Frashërit, kryekolaboracionistit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte në të vërtetë rehabilitim i një tradhtari dhe bashkëpunëtori të fashizmit. Në këtë mënyrë janë janë rehabilituar nga Sali Berisha e Bujar Nishani figura të tjera kriminelësh si Halil Alia, Ahmet Zogu, Hamit Matjani. Madje po tentohet edhe rehabilitimi i Esat Toptanit! Turp për të gjithë ne veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pasardhësit e dëshmorëve po lejuam të vazhdojë më tej kjo maskaradë e paparë!

Është për të ardhur keq, por edhe botimi i disa kujtimeve të një krimineli me damkë si Kadri Cakrani nuk më duket normal. Këto kujtime të shkruara nga një kriminel ********, me dashakeqësi dhe me qëllimin e vetëm për të përmbysur historinë e vërtetë, më shtynë të reagoj dhe të tregoj disa nga krimet e këtyre mostrave që kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë. Nuk bëj dot replikë drejtpërdrejt me këtë kriminel, për faktin e thjeshtë se ai e ka dredhur bishtin në arrati dhe i harruar ose i rrethuar me urrejtje dhe i mallkuar, rreth gjysmëshekulli më parë. Por të mos harrojmë faktin se ai ishte numri 1 në listën e kriminelëve të kohës së luftës dhe, nëse nuk do të ishte arratisur, më e pakta do të hante gjysmën e lekut në lule të ballit…

…Na befasoi deklarata e kryeballistit Adriatik Alimadhi, i cili në seancën e Kuvendit të Shqipërisë datë 23 maj të këtij viti deklaroi: “na thoni – tha ai-nëse vërtetohet se një ballist ka vrare një partizan, unë do të jap dorëheqje”(?!). Çfarë hipokrizie, kur dokumentet arkivore të vendit e të huaja vërtetojnë mijëra e mijëra antifashistë, partizanë e familjarë të tyre të masakruar, burgosur e internuar në kampet e shfarosjes, nga dora e zezë e ballisto-zogistëve, të vënë në shërbim të nazifashistëve.

Po e nisim me masakrën e 4 shkurtit 1944, ku autori kryesor ishte pikurish Kadri Cakrani me shefin e tij, Xhafer Deva.

4 Shkurt 1944: Ballisto-zogistët kryen mbi popullsinë e Tiranës krimin më të madh dhe më çnjerëzor që njeh historia e LANÇ-it, ku me egërsi çnjerëzore në natën e 4 shkurtit, rrëmbyen nga gjiri i familjes mbi 500 të rinj patriote, ku nga këta 84 i pushkatuan në rrugët e sheshet e Tiranës. Atë natë Tirana u la me gjakun e bijve të saj të pavdekshëm. Cili qe skenari i kësaj skene makabre, kush e hartoi atë, cilat qenë forcat që morën pjesë në zbatimin e tij dhe cili qe përfundimi?

Nga dokumentat arkivale, nga tregimet e disa pjesëtareve te familjeve të kësaj masakre, si dhe nga deponimet e bëra nga disa ish- kryepleq të lagjeve të Tiranës, që u morën me forcë në bastisjen e shumë familjeve dhe arrestimin e shume viktimave rezulton: Në këtë masakër çnjerëzore kuislingo-ballistët, që më parë kishin hartuar një skenar në një takim, që ishte bërë më 16 janar 1944 në zyrën e ish kryeministrit të qeverise kuislinge Rexhep Mitrovica, ku në të kishin marrë pjesë, Xhafer Deva, ish ministër i brendshëm, Hysni Dema komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë, Kadri Cakrani komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti ish prefekt i Tiranës. Objektivi kryesor i këtij takimi synonte të realizonte që i’i jepej një goditje e rëndë asgjësuese organizatës së partisë komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Të arrestoheshin dhe të pushkatoheshin personat që përfshiheshin në listat e hartuara nga policia sekrete, të zbuloheshin dhe të asgjësoheshin të gjitha bazat ilegale të LANÇ. Operacioni u mbajt shumë sekret dhe do të fillonte në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944. Ky operacion u drejtua nga Xhafer Deva e Kadri Cakrani. Ata vepruan të organizuar në grupe me nga 10-15 të drejtuar nga ballistët Halim Begeja, Halil Meniku, Sit Demneri, Arif Merepeza, Osman Kazazi, Zice Hatipi etj. Në mëngjesin e 4 shkurtit 1944, kufoma të vrarësh, të mbytura me gjak, ishin kudo nëpër rrugët e Tiranës.

Ja ç’tregon Havaja, nëna e Fadil Radës: “Isha vetëm në shtëpi me djalin e vogël Fadilin, se dy djemtë e tjerë, Ademi dhe Isufi, ishin partizanë. Në orën 2 të natës, xhelatët e armatosur thyen derën dhe më morën Fadilin. U ngjita pas djalit tim, por katilët më shtynë dhe më shkëputën nga ai. “Lidheni qenin!” bërtiste Osman Kazazi. Për dy ditë radhazi nëna me bukë në gji, kërkova nëpër Tiranë, që të gjeja djalin dhe t’i jepja për të ngrënë, por nuk e gjeta. Pas dy ditësh shokët e tij ma sjellin trupin që e kishin gjetur në një gropë jashtë Tirane, në rrugën e Elbasanit, por nënëzeza nuk e njohu Dilin, se e kishin copëtuar xhelatët”. Ndërsa trupat e dy vëllezërve, Maliq dhe Haki Huta , pjesëmarrës të lëvizjes çlirimtare, nuk janë gjetur. Fshatarë nga Farka dëshmojnë se në pyllin e Saukut, në një gropë, kanë hedhur shumë trupa të pushkatuar.

Të gjithë personat e tjerë prej 400 vetë të arrestuar, që nuk u pushkatuan, u burgosën në komandën e përgjithshme të xhandarmërisë, u dërguan në kampet naziste të vdekjes.

Ballisto-zogistët, duke mos u ngopur me gjakun e dëshmorëve të 4 shkurtit, më 23 shkurt 1944 në orën 11, arrestuan antifashistët Gjergj Frashërin, Viktor Gjokorecin, Trajan Pekmezin dhe Skënder Kosturin, të spiunuar nga ballisti Gëzim Latifi. Operacioni i arrestimit të tyre u drejtua nga Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi dhe Said Matja, pasi i torturuan, po atë mbasdite, në orën 16 i pushkatuan afër xhamisë së Zajmit.

4 shkurti 1944 është një ngjarje që tregon dhe do të tregojë qartë në shekuj fytyrën e vërtetë të bashkëpunëtorëve të nazifashizmit ballisto-zogistëve. Kjo natë e zezë ka hyrë në historinë tonë si nata e Shën Bartolomeut shqiptar, si simbol i terrorit dhe masakrës çnjerëzore të forcave të errëta, që koha i nxori shpejt nga skena e historisë.

Më datën 5 shkurt 1944, komanda e xhandarmërisë në raportin e saj për ngjarjen thoshte: “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e regjimentit Kosova dhe me vullnetarët e BK, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. (AQSH,fondi 1230,dosja nr.134.)”.

Bashkëpunimi me gjermanët i ballistëve pranohet edhe nga kolonel Faik Quku, ish sekretar i përgjithshëm i Ballit Kombëtar, i cili deklaron se: “Gjatë vitit 1944 forcat e BK në luftë kundër forcave partizane bashkëpunuan me gjermanët. Kështu kalojnë hapur në pozita anti-bosht, kalojnë në fushën e komprometimit, thënë atë të kolaboracionizmit”.(Libri i tij faqe 344).

Komandantet e batalionit ballist Haki Blloshmi e Hasan Cala në Mokër, paralajmëruan batalionin partizan Reshit Çollaku se nqs do të goditen forcat italiane do tu godasim pas krahëve. Në Gjirokastër veç batalionit balli kishte edhe shtabin ushtarak ku bënin pjesë Bilbil Haini, Demir Kallarati, Qemal Shtino, Ismail Golemi, Idris Jazo, Seit Shehu. Ballistët ishin të pajisur me letërnjoftim, ku shkruhej: “Lëshuar luftëtarit të lirisë”(!). Oficeri anglez Maklin pohonte në raportin e tij, se Balli kombëtar i paguante anëtaret e tij. Kështu komandanti i batalionit merrte 600 franga, adjutanti 440 franga, komandanti i kompanisë 440, ai i togës 340, komandanti i skuadrës 240 franga, ndërsa ushtari ballist 200, ushtarët e rinj 100 franga. Në një dekret të qeverise së atëhershme datë 13.03.1944, komandës se ballit i caktoheshin 4.000.000 franga shqiptare për rrogat e fuqisë ushtarake, ndërsa 1.000.000 franga i jepeshin armës së xhandarmërisë. Këta ballistë të paguar, të veshur e të mbajtur mirë, të armatosur me armët e fashistëve italianë e nazistëve gjermanë, qëndronin në qytete duke frekuentuar restorantet e kafenetë, duke bërë jetë normale plot qefje e pa u shqetësuar as nga italianet e as nga gjermanët, ndërkohë që partizanët jetonin maleve me vuajtje e sakrifica të mëdha nën presionin e vazhdushëm të tyre. Më 7 tetor 1943, Ismail Golemi qarkor i Ballit për Gjirokastrën urdhëronte popullin se nqs “Do të ngiten forcat gjermane unë do ta djeg Gjirokastrën si Neroni Romën”. Më 3 tetor 1942 Javer Hushiti guvernator i prefektures së Gjirokastrës i preu për 10 ditë bukën qytetit duke ndaluar furrat të mos prodhonin, preu ujin, nenpunesit nuk do te paguheshin, u mbyllën shkollat sepse nuk dorëzoheshin djemtë e malit. Në mitingun e organizuar në sheshin Çerçiz Topulli nga balli kombëtar ku në ballkon para bashkisë, prefekti Veip Runa e Ismail Golemi folën se gjermanët nuk duhet t’i luftojmë, sa ata s’kanë ardhur për të qëndruar, po në atë shesh vranë 5 veta e u plagosen mbi 70 të tjerë. Krimineli Idris Jazo komandant i çetës së BK, kapi në befasi Bulen Naipin anëtare e qarkorit të PKSH për Gjirokastrën dhe Persefoni Kokëdhimën, partizane e brigadës VI, e plagosur dhe më 17 korrik 1944 Idris Jazo bashkë me Ismail Golemin, pas torturave çnjerëzore i varën në litar në sheshin kryesor të Gjirokastrës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk gjendet në asnjë vend të Evropës varje e femrave në litar, kjo është dëshmi e gjallë e egërsisë shtazarake të ballisto-zogistëve ndal luftëtarëve të lirisë. Më 2 prill 1944 çeta balliste që drejtohej nga krimineli Idris Jazo, vrau në pritë Memo Meton sekretar i PKSH për Kurveleshin dhe Tepelenën. Kjo çetë më 10 shkurt 1944 kapi gruan trime Aleme Bedo Bisha, nënën e dy partizanëve dhe e vranë duke e shpuar me bajonetë. Po në Kuç bazë e rëndësishme partizane në operacionin e dimrit 1943-1944, ballisto-zogistët kapën dhe pushkatuan para shtëpive të tyre 26 fshatarë të pafajshëm, midis tyre përfshi gra e fëmijë. Ne Uznovë të Beratit, në vendin e quajtur Çezma e Thatë, më 26 maj 1944, ballisti Qemal Runa spiunoi se punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës kanë lidhje me partizanët. Në ora 12.00 të gjithë punëtorët ishin ulur të bënin pushimin e drekës dhe të hanin atë cope bukë e qepë që kishin marrë me vete. Në këtë moment mbërriti Abas Ermenji, komandant i ballistëve për Jugun. Tregoni nga kaluan partizanët u tha ai punëtoreve, sikur te ishin punëtorët e shtabit që shpërndante partizanet, tregoni ku është fshehur komandanti i partizaneve Thoma Bello. Heshtje. Abas Ermenji shfryu gjithë inatin:-Pushkatojini të gjithë nëse nuk duan të vijnë me ne. Punëtoret u gjendën të rrethuar nga të katër anët. Ballistët hapën zjarr mbi punëtoret që binin si pemë të këputura. 72 punëtorë u vranë me bukë në gojë, sepse nuk pranuan të bashkoheshin me BK. Kjo është masakra e përbindshme në Uznovë të Beratit. Ballistët nuk u ngopën me kaq. Trupat e punëtorëve ashtu siç ishin të mbytur në gjak, e dikujt ende nuk i kishte dalë shpirti, i hodhën nëpër karroca dhe i nisën drejt Beratit, i shpunë në sheshin në mes të qytetit, i plasën atje për të tmerruar popullin. Ballisti Xhepe Kanistra nga fshati Gjergjevice Korçë, që udhëhiqte forcat gjermane gjatë operacionit të qershorit 1944, kapi ne befasi partizanen Fatmira Salën, që për t’u shpëtuar ishte veshur si fshatare, e tërhoqi zvarrë dhe ua dorëzoi gjermanëve duke u thënë merreni, është nga fshati im është partizane bashkë me dy vëllezërit e saj. Bashkë me Xhepën ishte edhe ballisti tjetër Riza Hoxha. Me 5 qershor 1942, Qazim Koculi i plotfuqishmi i karabinierisë, bëri një listë me 60 emra antifashistësh vlonjatë, bëri arrestimin e tyre duke i dërguar në kampet e përqendrimit. U arrestuan dhe u mbyllën në burgje brenda e jashtë vendit rreth 8500 antifashistë, vetëm nga Vlora u burgosën e internuan 1530 vetë. Ne korrik 1942 ministri i brendshëm Hasan Dosti dhe Kol Tromara, nxorën urdhër, me anë të të cilit urdhëronin arrestimin e familjarëve të partizanëve, ata që cilësoheshin si më të rrezikshëm pushkatoheshin dhe varje në litar. U varën në litar Vasil Laçi, Shyqyri Ishmi, Kiço Greco, Midhi Kostani, Hamdi Shijaku, Muhamet Gjollesha, Ferid Xhajko, Nikolle Tupa, Hamdi Mezezi, Bule Naipi, Persefoni Kokedhima, Fato Berberi, Ganimete Tërbeshi. (Nikolle Tupa, Hamdi Mezezi e Ferid Xhajko janë varur në litar nga ish ministri i drejtësisë Hasan Dosti). [IMG]http://www.gazetadita.al/wp-content/uploads/2019/07/Capture-58-905x395-1-300x131.jpg[/IMG] Balli Kombëtar i drejtuar nga Mithat Frashëri hyri në rrugën e një tradhtie kombëtare në marrëveshje me fashistët italianë e nazistët gjermanë kundër Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar:

Në janar 1943 kryetari i organizatës së BK në Pogradec Xhavit Bej Starova, lidhi me komandantin e përgjithshëm italian të sigurimit, gjeneralin Xaninin, një marrëveshje me anën e së cilës, tradhtari merrte përsipër të krijonte një grup “vullnetarësh” prej 200 vetësh për të luftuar kundër çetave partizane. (AQSH letër e Xhavit Starovës drejtuar Xaninit, 5 janar 1943).

Me 17 shkurt 1943, në Fier, u nënshkrua një marrëveshje me italianët nga gjashtë krerët te BK, midis të cilëve Bektash Cakrani, Eqerem Peshkepia, Qazim Selfo dhe dy komandantëve italiane kolonel Kualia Eneriko dhe kapitenit Pietro Pepe, ku shkruhej:

Të mbledhur së bashku në Fier në kazermën e KK.MM, para komandantit te sektorit, kolonel Kualia Eneriko, pohojmë në mënyrë solemne, duke dhënë fjalën e nderit për te mbajtur barrën e poshtëshënuar:

  1. Të mos u japim përkrahje e ndihmë në asnjë mënyrë veprimeve të rebelëve (partizanëve).
  2. Të marrim armët në rast se do të sulmohemi nga rebelët pasi do tu jetë njoftuar atyre se nuk do të jepet përkrahje e ndihmë. [*]Të shpartallojmë rebelët kur janë grupe të vogëla, pa pasur nevojë të kërkojmë ndihmë prej ushtrisë. [*]Të qëndrojmë me armë kundër grupeve të mëdha të rebelëve, duke vënë në dijeni me të shpejtë autoritetin ushtarak dhe nëpërmjet tij komandën e sektorit të Fierit, që ky të mund të japë ndihmë. [*]Të arrestohen e të kallëzohen shpejt rebelët që eventualisht do të veçohen e do të vijnë në cilido fshat e shtëpi në Mallakastër. [*]Të mblidhet pa përjashtim e ti jepet autoriteti ushtarak çdo lajm për çdo lëvizje të rebelëve.
  3. Të jemi gjithmonë gati në çdo rrethanë për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar ushtrinë në rast nevoje.
  4. Të njoftohen brenda 15 ditëve, duke filluar që nesër, emrat e fshatrave qe nuk veprojnë, t’u binden këtyre detyrave.(protokolli ndodhet ne AQSH Fondi 254, dosje 170. fleta 1,17 shkurt 1943.).

Bashkëpunimi i BK edhe me nazistët gjermanë, vërtetohet nga dhjetëra dokumente të huaja të kohës. Komandanti i forcave gjermane në Shqipëri, gjenerali Herman Nojbaher shkruante: “Burrat e BK kurrë nuk u ndeshen me trupat tanë. Ata i përdornin energjitë e tyre kundër partizanëve në Jug të vendit… Prapavija jonë mbrohej nga bandat shqiptare, nën drejtimin e fiseve dhe të klaneve të tyre… Ata na mbronin në radhë të parë nga partizanët..”

Ja këta ishin ballistet me në krye Mit’hat Frashërin që lëkura e tyre svlente as për një daulle. Këtë e pohon vetë Mit’hat Frashëri më 26.11.1944, para largimit bashkë me gjermanët nga Shkodra mbajti një fjalim ku tha: “Ne e bëmë detyrën karshi atdheut e lëkura jonë tani svlen më për asnjë daulle”.

Këto pasqyrojnë disa nga krimet e BK që kryen këta tradhtarë kundër luftëtarëve të lirisë që, siç vërtetojnë dëshmitarët okularë, në veprimet e tyre u treguan më të egër se pushtuesit.
 
Back
Lartë