• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Masakra e Tivarit

...

Kontributor
LV
0
 

Masakra e Tivarit​


Masakra e Tivarit ka qenë vrasja e një numri të paqartë shqiptarësh nga Kosova të rekrutuar nga Kosova prej partizanëve jugosllavë në fundin e marsit dhe fillimin e prillit të 1945 në Tivar, në fund të Luftës së Dytë Botërore.


Shqiptarët marshojnë drejt Tivarit

Llogaritjet e numrit të viktimave variojnë nga 400 në 4200 nga burime të tjera. NëJugosllavi kjo ishte një temë tabu që është mbajtur e fshehtë për dekada të tëra. I implikuar në rrjedhën e këtyre ngjarjeve, shteti shqiptar ka heshtur për dekada të tëra.

Historia​

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, Tito shfrytëzoi rrethanat për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës. Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëroi mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për "nevojën e forcave të armatosura jugosllave". Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit” urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për Serbi.
Rekrutë shqiptarë nga Kosova u mobilizuan nga partizanët jugosllavë me shkasin për të shkuar në frontet e Sremit të Vojvodinës dhe atë të Adriatikut, në veriperëndim të Jugosllavisë, kundër forcave gjermane.Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosën me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. U nisën për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe, ku në Tivar - sipas burimeve malazeze - do të stërviteshin para se të shkonin në front.
Grupi i parë prej 3,700 vetash u nis më 24 Mars 1945. Grupi i dytë me 4,700 vetë u nis me 26 mars dhe marshoi për katër ditë në vijën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër-Tivar. Ushtarët gjatë rrugës u rrahën apo në disa raste edhe u vranë kur dilnin nga kolona për ta shuar etjen.
Sipas një raporti të Zoi Themelit, më 2 prill, duke kaluar lumin Buna, 18 kosovarë u vranë e plagosën si dhe dy jugosllavë nga partizanët jugosllavë. Shkaktarë u bënë vetë jugosllavët që shtinë mbi turmën e kosovarëve.

Masakra​

Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth. Më pas turma urdhërohet të ngjitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat nga njësitë partizane jugosllave (divizioni i 46-të serb dhe brigada e 10-të malazeze).
Një tjetër raport i Themelit, më 5 prill, sipas dëshmive të mbledhura ishin rreth 500 kosovarë, pjesa më e madhe e të cilëve të vrarë dhe të tjerët të plagosur a të arratisur. Një raportim drejtuar misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670.
Grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën.


Pasojat​

Një ditë më vonë, u shkarkua i gjithë shtabi komandues, i udhëhequr nga Gasho Markoviqi. Megjithatë, askush nuk u ndëshkua seriozisht.
Kjo ngjarje ka hedhur baltë mbi lëvizjen partizane dhe në Tivarin në tërësi, sepse ajo mbahet mend si një nga ekzekutimet më të mëdha në atë trevë. Në Jugosllavi kjo ishte një temë tabu që për dekada të tëra u hesht.
Varreza masive e masakrës në Tivar u zbuluan pas më shumë se një gjysmë shekulli, më 17 shtator 1996, nga historiani Zekeria Cana.
 
@Helena kam qen aty tek vendi ku u masakruan kto eshte shume gje e dhimbshme dhe aty duhet te ngrihet nje perkujtimore por Shqiptaret deri tani skan bere asgje per ate vend
 
Back
Lartë