• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Marshim në Athinë/ Punonjësit e spitaleve kundër vaksinimit të detyrueshëm e mungesës së stafit

...

Kontributor
LV
0
 

Marshim në Athinë/ Punonjësit e spitaleve kundër vaksinimit të detyrueshëm e mungesës së stafit​





a2-27.jpg

https://top-channel.tv/video/top-ch...e-spitaleve-kunder-vaksinimit-te-detyrueshem/

Qindra punonjës të spitaleve publike kanë marshuar në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë në kuadrin e një greve 24-orëshe për të protestuar kundër mungesës së stafit dhe vaksinimeve të detyrueshme të koronavirusit.

Ata kanë ngritur zërin kundër planeve të qeverisë që sipas tyre sjellin mungesën e personelit në spitale dhe çojnë në zgjatjen e orareve të gjata të punës pa shpërblim. Gjithashtu kanë kundërshtuar pezullimin nga puna të personelit të pavaksinuar, ndërkohë që vaksinimet janë të detyrueshme për këtë pjesë të punonjësve, por që sipas sindikatave të shëndetit, ky veprim çon vetëm në mungesa të mëtejshme të stafit mjekësor.

“Kemi dale në rrugë, në kuadër të një greve për faktin se qeveria na ka shndërruar nga heronj në kafshë për kurban. Kemi dalë në rrugë sepse, deri më tani, qeveritarët nuk kanë plotësuar asnjë nga kërkesat tona të drejta”- tha Afroditi Retziou, presidente e konfederatës së mjekëve.

Protesta e rradhës vjen në një moment kur Greqia ka regjistruar brenda tre ditëve të fundit mbi 10.000 raste të reja me koronavirus dhe të paktën 100 humbje jete, me një mesatare ditore mbi 34 paciente, duke e çuar në total numrin e vdekjeve nga Covid-19 në afro 15,500. Gjithashtu numri i të intubuarve vazhdon të jetë mbi 340 prej të cilëve 95% janë të pavaksinuar.

Sipas komisionit të pandemisë barra epidemiologjike në dy javët e fundit është rritur mbi 28%, sidomos në Greqinë e Veriut dhe në qytetin e Selanikut. Shtrimet në spitale janë rritur mbi 30% ndërsa kapaciteti i dhomave të intubimit tashmë është gati 100% me paciente.

Megjithëse specialistët bëjnë thirrje për vaksinim vetëm pak më shumë se 60% e popullsisë së rritur është vaksinuar. Ndërkohë shqetësim ka për moshat e reja pasi prej fillimit të pandemisë 118 persona të moshës nga 19-38 vjeç kanë humbur jetën nga koronavirusi, prej te cilëve 6, të gjithë të pavaksinuar, vetëm në dy javët e fundit.


Top Channel
 
Back
Lartë