• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Marrëzi, turp, skandal!/ Vuçiç e Brnabiç dënojnë vendimin për dëbimin e Djokoviç: Nëse do vinte nga një vend tjetër nuk do trajtohej kështu, kthehet

...

Kontributor
LV
0
 
balkanweb back button

logo balkanweb e madhe
logo gazeta shqiptare
lg.php

lg.php

lg.php

lg.php


lg.php

lg.php

“Marrëzi, turp, skandal!/ Vuçiç e Brnabiç dënojnë vendimin për dëbimin e Djokoviç: Nëse do vinte nga një vend tjetër nuk do trajtohej kështu, kthehet në Serbi me kokën lart​


Vuci



Pas një sage 11-ditore, tre gjyqtarë mbështetën njëzëri një vendim të ministrit të imigracionit për të anuluar vizën e Djokoviçit për shkak se ai nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19, duke hequr çdo mundësi që ai të fitonte një Grand Slam të 21-të në Australian Open. Kjo gjë ka nxitur edhe reagimin e liderëve serbë.

Djokovic

“Mendoj se vendimi i gjykatës është skandaloz. Më duket e pabesueshme që kemi dy vendime gjyqësore krejtësisht kontradiktore brenda vetëm disa ditësh,” u tha kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, gazetarëve në Beograd.

Djokovic, i cili u fotografua i veshur me maskë në një sallë pritjeje të aeroportit të Melburnit me dy zyrtarë qeveritarë me uniforma të zeza, u nis me një fluturim të Emirates për në Dubai pasi lëshoi një deklaratë duke thënë se ishte i zhgënjyer, por e pranoi vendimin.
lg.php

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e quajti vendimin e gjykatës “një farsë”. Ai tha se kishte folur me lojtarin dhe i kishte thënë se duhet “të kthehet në vendin e tij, të kthehet në shtëpi në Serbi, ku do të jetë gjithmonë i mirëpritur”.

Vuçiç tha se autoritetet australiane mund të mendojnë se e poshtëruan Djokoviçin, lojtarin më të mirë në botë, por ata poshtëruan veten. Ai mund të kthehet në vendin e tij me kokën lart dhe t’i shikojë të gjithë në sy. Nëse do të ishte “në parim, ata duhet të kishin thënë se lojtarët e pavaksinuar nuk mund të hyjnë por ata nuk e thanë këtë. Ata i dhanë një përjashtim. Pse iu desh kaq shumë, pse e trajtuan ashtu, pse krijonin këtë lloj teatri?”- tha ai.

Ai tha se ishte i sigurt se Djokoviç do të ishte trajtuar ndryshe nëse ai nuk do të kishte ardhur nga Serbia … Nëse ai do të ishte nga një vend tjetër, qasja do të ishte krejtësisht e ndryshme. Sigurisht që njerëzit këtu janë të frustruar, 90% janë në anën e Novakut”.

Babai i lojtarit, Srđan, tha se i gjithë episodi ishte “një atentat në tentativë me 50 plumba në gjoks”, ndërsa ministrja e sportit, Vanja Udoviçiç, e përshkroi atë si “marrëzi dhe turp, absurditet dhe hipokrizi”.

(BalkanWeb)
 
  • Pëlqej
Reactions: nsr
Back
Lartë