Marotta u intervistua në Sky Sport Italia për një bisedë të gjatë dhe diskutoi strategjinë e tyre të transferimit.
Ai u pyet për herë të parë në lidhje me Icardin dhe takimin e supozuar midis gruas/agjentit Wanda Nara dhe drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, transmeton lajmi.net.
”Kam dëgjuar për këtë takim të dyshuar përmes mediave, por nuk kam asgjë konkrete për t’iu treguar nëse janë takuar apo jo. Ne nuk do të kishim ndjerë madje nevojë për ta fshehur atë”.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me këdo që dëshiron të blejë Icardi, duke respektuar vlerën e këtij lojtari”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Marotta tha se dëshirojnë ta mbyllin sa më shpejtë marrëveshjen me Barellan, ndërsa Dzeko dhe Lukaku janë të dy objektiva për ekipin, por ende nuk ka diçka konkrete. /Lajmi.net/
Shkruar nga: Blendi Bugari