• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mandzukiç: Unë dhe shokët e mi kemi një surprizë për Anglinë

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
mandzukic-584x350.jpg
Futbollisti Mario Mandzukic këmbëngul se Kroacia do të japë gjithçka kundër Anglisë, që të mos të mund të fajësohen, nëse humbasin.

Të dyja kombëtaret europiane do të përplasen në gjysmëfinale të Kupës së Botës, të mërkurën, me secilën që kërkon të fitojë të drejtën për t’u përballur ose me Francën, ose me Belgjikën, në finalen e madhe të 15 korrikut.

“Tre Luanët” mundën Suedinë 2-0, për të përparuar në ¼ finale, ndërsa Mandzukic dhe shokët e tij të ekipit kishin nevojë për ekzekutimin e penalltive, për të eliminuar Rusinë. Mandzukiç është zotuar se ai dhe bashkatdhetarët e tij do të luftojnë deri në sulmin e fundit kundër të besuarve të Gareth Southgate.

“Mos u shqetësoni, unë dhe shokët e mi ende kemi ruajtur diçka për Anglinë. Ne të gjithë do të luftojmë deri në fund, duke dhënë gjithçka kemi, dhe në atë rast, edhe nëse humbim, askush nuk mund të na fajësojë”, zotohet sulmuesi bardhezi në emër të kombit të tij.

Kroacia nuk ka arritur kurrë në finalen e Kupës së Botës. Arritja më e mirë e saj vjen nga viti 1998, kur u rendit e treta, duke humbur ndaj francezëve, me këta të fundit që shkuan në gjysmëfinale dhe e fituan Botërorin e atij viti në shtëpi.

Mandzukiç ka qenë pikë referimi për suksesin e deritanishëm të ballkanasve në Botërorin e Rusisë, duke shënuar kundër Danimarkës, në 1/8 finale dhe duke asistuar kundër Rusisë, në çerekfinale. Sulmuesi i Juventusit beson se po përmirësohet, pavarësisht moshës: “Se ku e gjej forcën, unë nuk e di. Më kujtohet një ekspert, përpara Kupës së Botës, duke thënë se ky është më i mirë se Mandzukici ri. Epo, ai kishte të drejtë, ky është Mandzukiç i ri, madje edhe më i mirë. Gjithmonë kam qenë mirë për klubin dhe vendin tim”, ishin fjalët e tij.

The post Mandzukiç: Unë dhe shokët e mi kemi një surprizë për Anglinë appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Po ta vëmë re kemi të bëjmë me futboll të premier league. Pjesa më e madhe e futbollistëve aty luajnë:D
 
Back
Lartë