• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Man City përgatit 125 milionë euro për dy super yje

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
mcity-565x350.jpg
Skuadra e Manchester City ka etiketuar dy futbollistët që dëshiron t’i transferoj në skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Qytetarët dominuan totalisht Ligën Premier këtë sezon, duke u shpallur kampion katër apo pesë javë para përfundimit.

Megjithatë, skuadra angleze nuk po arrin të ketë sukses në Evropë pasi u eliminuan në çerekfinale nga rivalët e Liverpoolit.

Ky dështim në Ligën e Kampionëve tash e dhjetë vite pas blerjes nga sheikët ka bërë që drejtuesit të shikojnë edhe më shumë për përforcimin e skuadrës.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, drejtuesit e Cityt kanë etiketuar dy emra për të përforcuar skuadrën gjatë afatit të verës.

Anësori maroken i Leicester Cityt, Riyad Mahrez dhe mesfushori italo-brazilian i Napolit, Jorginho, janë dy futbollistët që i duan të City.

Mahrez është një dëshirë e madhe e trajnerin Pep Guardiola dhe drejtuesit kanë gati 60 milionë funte apo 68 milionë euro për shërbimet e tij.

Edhe Jorginho pëlqehet shumë nga Guardiola dhe drejtuesit duan t’ia plotësojnë kërkesën duke ofruar 50 milionë funte apo 57 milionë euro për të, që mendohet se janë të mjaftueshme.
 
Back
Lartë