• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Maks Velo

...

Kontributor
LV
0
 
Maks Velo

Maks Velo është piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar i njohur

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935.
Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.
Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.
Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës.
Pastaj, vitet '78-'79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.
Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", "Jeta ime në figura " etj.
Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.
U nda nga jeta në Tiranë në 7 maj 2020.

Lista E Librave Të Autorit

  • Betonizimi i demoracisë


  • Hetimi


  • Jetë paralele


  • Klubi Karavasta


  • Klubi Karavasta


  • Kohe Antishenje

  • Përkthyesi


  • Spaçi

 
"Palltoja e burgut" me sjell ne mend librat dhe shkrimet e Bukowskit si "Buke me sallam", etj...

E kam pare disa here rrugeve te Tiranes ne shetitje. Edhe kur kaloj ke pallati prane 15 kateshit ku kane pas banuar njekohesisht Maks Velo ( arkitekt i pallatit ), Ismail Kadare dhe Dritero Agolli, e kujtoj se tani kane bere edhe ate "pikturen" murale ke ai pallat. I gjeten disa revista. E gjykuan.
 
Back
Lartë