Lukaku është në qendër të vëmendjes tash e disa javë, me emrin e tij që lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm tek skuadra e Inter.
‘Zi kaltrit’ të drejtuar nga Antonio Conte janë të vendosur që të transferojnë gjigantin e repartit ofensiv, por kërkesat e Manchester United janë të mëdha.
E disa fjalë lidhur me këtë ‘telenovelë’ ka folur edhe vet lojtari, i cili ka thënë se javën tjetër do të zbulohet gjithçka.
“Ju do të kuptoni gjithçka javën tjetër” ishte përgjigja e Lukaku për reporterët, transmeton lajmi.net.
Lukaku nuk ishte fare pjesë e skuadrës së United në ndeshjen e parë miqësore të luajtur sot. Sipas Solskjaer, lojtari ka pësuar një dëmtim, që ishte arsyeja pse ai mbeti jashtë skuadrës. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg