• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Liverpoolit vs Real Madridit, Sipas jush, kush shpallet kampion i Evropës?

Kush do e fitoj Champion League

  • Real Madrid ?

    Votimi: 13 86.7%
  • Liverpool ?

    Votimi: 2 13.3%

  • Gjithsej votues
    15
  • Sondazhi u Mbyll .

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Screenshot_17-13-780x439.jpg



Rrugët e Liverpoolit dhe Real Madridi drejt finales që zhvillohet në Francë kanë qenë disi të kundërta, pasi rivalë më të ashpër në grupe kishin ‘The Reds’, ndërsa Los Blancos në fazën e eliminimit.


Të dy kanë kapërcyer gjithçka para tyre dhe këtë të shtunë nga ora 21:00 do të luajnë lojën që të gjithë duan të luajnë.

Liverpool i Jurgen Klopp
Pak mund të gjesh gabime te Liverpooli në gjashtë ndeshjet e para, të vulosura me plot fitore. Ata mundën Milanin (3-2 dhe 1-2), Porton (1-5 dhe 2-0) dhe Atletico Madridin (2-3 dhe 2-0).
Me një goldallim +11, kandidaturën për titull e kishin vendosur që atëherë.
klopp-4.jpg

Pavarësisht kthesave, djemtë e Klopp arritën të mos rrëshqisnin më pas. Ndaj Interit morën një fitore 0-2, por humbën pastaj 1-0 në shtëpi, por kaluan tutje.
Benfica u dënua në Lisbonë , 1-3, dhe në ndeshjen e dytë luajtën 3-3, ku ishte ndeshje për argëtim për të gjithë. Pastaj radha ishte e Villarrealit, të cilët i mposhtën 2-0 në Anfield, ndërsa në La Cerámica hasën në probleme në pjesën e parë. Megjithatë, gjiganti evropian, Liverpool fitoi 3-2 në fund.

2.liverpool.jpg

Çelësi i skuadrës është futbolli dinamik. Arkitektët e ekipit janë Salah (tetë gola dhe pesë asistime) dhe Mané (pesë gola dhe një asistim).
Me Firminon që mbeti prapa pavarësisht pesë golave të tij, Luis Díaz (2 gola+1 asistim) bëri një paraqitje të fortë në fazën e fundit.
Real Madridi i Carlo Ancelottit

Faza e grupeve ishte më se e mirë për Real Madridin. Ata mundën Interin në Meazza (1-0) dhe shkëlqyen në Bernabeu (2-0), mposhtën Shakhtarin (0-5 dhe 2-1) dhe triumfuan ndaj Sheriff si msyafir (0-3), por ishin qesharakë në shtëpi ndaj kësaj skuadre me rezultat (1 -2).
Më pas, me afrimin e pranverës, filloi stina e mrekullive. Rikthim kundër PSG-së përkundër gjasave në Santiago Bernabéu, duke kaluar në çerekfinale.
1234681036-scaled.jpeg

Kundër Chelseat po ashtu ishte një fitore e madhe në çerekfinale, atë në kohën shtesë.
Në fund ishte Man City, ndeshja që e dërgoi në “Stade de France”, me Rodrygo që ishte në planin e heroit.
Real-Madrid-1-1.jpg

Benzema ka qenë i jashtëzakonshëm, ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë dy asistime. Po ashtu ai është ndihmuar edhye nga Vinicius, 3 gola dhe 7 asistime, dhe Rodrygo, 5 gola dhe 2 asistime. /Telegrafi/
 
vAllah edhe une kte mendje kam, Ama me qef Reali shkaku i Benzemes sepse ka dhen shum dhe ai tani duhet te marri dicka
Bale bale?
 
Real madrid win-win …ka per ta lodh mendy ate salah neser….vini-benzema best double
Hala Madrid y nada mas ❤️❤️❤️
 
Back
Lartë