• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Lind “Real Terror”, Europa nën këmbë! Vlera e skuadrës në merkato kalon shifrën e…

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Një skuadër për t’i sunduar të gjithë. Për t’i shtypur të gjithë. Një skuadër e mrekullueshme nga brenda dhe që të kall datën nga jashtë. Dhe e aftë për një utopi, duke bërë që bota e futbollit të bie dakord për diçka: ky Real është i tmerrshëm.
1718197129569.png

Ai është i favorit në gjithçka dhe për gjithçka. Me afrimin e Kilië Mbapesë është se, sot për sot, vetëm Mançester Siti ka një armë të mjaftueshme për t’i bërë ballë. Reali, fitues i 6 Ligave të Kampionëve në dhjetë vjet dhe ai ekip që ka humbur vetëm dy ndeshje nga 55 në sezonin që lamë pas, është duke u forcuar. Toka tashmë po dridhet. Ka lindur “Terrori i vërtetë”.

Ançeloti po fërkon llambën, duke marrë parasysh mënyrën e tij të re të lojës. Gjithçka tregon për një rikthim në 4-3-3, i cili do të shkaktojë një efekt domino. Pasoja e parë, një rol i ri për Bellingam: më shumë mesfushor, më pak sulmues. Më shumë lojtar skuadre, më pak yll. E dyta, shkëmbimet në sulm, ku Vinicius dhe Mbape do të duhet të kuptojnë njëritjetrin për të bërë rotacion mes tyre në krahun e majtë. Dhe e treta: një lojë më vertikale.

VLERA 1.2 MILIARDË – Reali ngjan me një transatlantik të artë: skuadra do të vlerësohet në 1,238 miliard euro. Kepa dhe Kros largohen, por mbërrijnë Endrik dhe Mbape. Dy talente me etiketën “Galacticos”: braziliani ka një vlerë tregu prej 55 milionë euro dhe francezi 180 milionë euro. Mbape do të jetë lojtari më i vlefshëm në skuadër, së bashku me Bellingam. Për “Transfermarkt”, të dy janë përpara Vinicius, i cili ka një vlerësim po aq mbresëlënës: 150 milionë €. Ata pasohen nga Valverde (100 milion €), Rodrigo (100 milion €), Kamavinga (90 milion €) dhe Tçuameni (90 milion €). Formacioni titullar do të ketë një vlerë prej 957 milionë euro. Kjo është 200 milionë euro më shumë se skuadra e këtij sezoni.


KËRCËNIM ME TRI SHIFRA – Dhe pastaj radhën e ka fusha. Sepse me nënshkrimin e Kilië Mbapesë, Reali i Madridit tashmë ka pikërisht atë që i mungonte: një golashënues. Një futbollist me aftësitë e golashënuesve të pesë viteve më parë, kur shifrat ishin – dhe i kalonin – 50. Mbape në sezonin që u mbyll shënoi 44 gola; pothuajse dyfishi i golashënuesit më të mirë të Madridit, Vinicius me 23. Parashikimi është se sulmuesi i Madridit, sezonin e ardhshëm, ka potencialin të arrijë 158 gola.

1718197163837.png

1718197171885.png

//panorama
 
Back
Lartë