• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Lind cjapi me sy në mes të ballit!

...

Kontributor
LV
0
 

Lind cjapi me sy në mes të ballit!​


Kilis'te Gözleri Alnının Ortasında Oğlak Doğdu

lg.php

Një cjap me sy në mes të ballit u lind në qytetin e Kilisit, në Turqinë juglindore. Dyzetvjeçari Ahmet Kartal, i cili merret me blegtori në fshatin Gokmus, është habitur kur ka vërejtur se sytë e cjapit të porsalindur ishin në mes të ballit të tij, transmeton Anatolia. Ai u tha mediave se ka rreth 25 vjet që merret me blegtori dhe se këtë situatë e ka hasur për herë të parë.

“U drodha kur e pashë në hambar pasi nuk lëvizte. Kur e fotografova, ndjeva se ai reagonte. Kam 25 vjet që e bëj këtë punë, nuk kam parë dhe dëgjuar diçka të tillë. Ai ndoshta nuk do të mbijetojë. Do të doja që shërbimet ta marrin përsipër dhe të kujdesen për të”, tha Kartal.
  • foto galeri
  • foto galeri


Ahmet Ujar, shef i Departamentit të Patologjisë pranë Fakultetit Veterinar të Universitetit Mustafa Kemal në Hataj, tha se ishte një çrregullim kongjenital dhe se kishte pasur raste të ngjashme edhe më parë. “Shkencërisht këtë gjendje e quajmë sebocefali, në këtë rast ka një anomali në hundë, e cila quhet arinocefali, në raste të tilla hunda mund të jetë ose e vogël ose të mos ketë formë. Anomali ka edhe në vesh. Pra, këto janë anomali kongjenitale”, shpjegoi Ujar.
lg.php


"Balkanweb"
 
Back
Lartë