• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ligje të çuditshme !!! ?⚖

Inna^

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Fakti që avokatët janë profesionistët më të paguar nuk na habit sepse njerëzit mbushin sallat e gjyqeve për çështje t'parëndsishme !!!

-Shkruani ligje , zakone ose tradita të çuditshme te ndonjë vendi !

-Propozoni ndonjë ligj të cmendur për Forum !
 
Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të kryejë nevojat personale ku të dojë, madje, nëse e kërkon, edhe në helmetën e një polici.

E bukur kjo ?
 
Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të kryejë nevojat personale ku të dojë, madje, nëse e kërkon, edhe në helmetën e një polici.

E bukur kjo ?
Kte e boj ene un qe jom cun.
Sja mor policit e ble ne dyqon.
 
1.Ndalohet me ligj dhënia pa kujdes e biçikletës në Meksikë. Të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes mos i japin biçikletës me shpejtësi apo të heqin këmbët nga pedalet.


2.Ndalohen fotografitë në rezidencën presidenciale të Afrikës së Jugut

3. Nuk lejohet konsumi dhe blerja e çëmçakëzit në Singapor

4. Ndalohet të ushqyerit e pëllumbave në San Francisko

5. Ndalohet të pështyni në Barcelona

6. Nuk lejohen takat e larta në shumë monumente greke

7. Nuk lejohet të vdesësh në Francë. Në këtë vend ka tre qytete ku si shtetas i huaj e ke të ndaluar me ligj vdekjen brenda kufijve të tyre.

8.Radio Stacionet Kanadeze duhet të luajnë artistë kanadezë.

9.Është e paligjshme të mbarosh gazin në autostradën gjermane.

10.Është e paligjshme të shëtitësh nudo në Zvicër.

Nuk duhet të vishni bluzën Ëinnie Pooh në Poloni.

11.Burrat duhet të veshin rroba banjoje në plazhet franceze.

12.Është e paligjshme të veshësh një kostum armature në Parlamentin Britanik.

13.Është e paligjshme të udhëtosh i dehur me një lopë në Skoci.

14.Është e paligjshme të veshësh kamuflazh në pjesën më të madhe të Karaibeve.

15.Nuk lejohen selfiet me Buddhan in Sri Lanka.

16.Është e paligjshme të veshësh një maskë në publik në Danimarkë.

17.Regjistrimi si i martuar në një hotel në Karolinën e Veriut, ju bën të martuar.

18.Është e paligjshme të fluturosh një balonë në Victoria të Australisë.

19.Nuk lejohen pistoletat e ujit për Vitin e Ri në Kamboxhia.

20.Nuk lejohet të shëtisësh me roba banje apo nudo në Barcelona, përvec se në plazh e pishina.

21.Është e paligjshme të ofendosh në Emiratet e Bashkuara Arabe.

22.Nuk lejohet të veshësh të brendëshme dantelle në Rusi, duhet të jenë me mbi 6% pambuk.

23.Është e paligjshme të kërcesh në errësirë pas mesnatës në Japoni
 
Në Mbretërinë e Bashkuar, një mashkull që duhet të urinojë në publik patjetër mund ta bëjë nëse është i drejtuar nga rrota e prapme dhe e mban dorën e djathtë tek automjeti.
 
Në Bahrain, një doktor mashkull mund të hetojë në mënyrë të ligjshme gjenitalet e një gruaje, por e ka të ndaluar t’i shohë drejtpërsëdrejti gjatë hetimit – ai mund të shohë vetëm reflektimin në pasqyrë
 
Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
 
Në Svaziland, gratë nuk mund të veshin minifunde. Mbretëria e vogël e Svaziland-ës, në Afrikën e Jugut, ka ndalur gratë të veshin minifunde për shkak të protestave kundër përdhunimit.
 
Në Liban, çdo burrë mund të kryejë marrëdhënie seksuale me çdo kafshë, për sa kohë që ajo të jetë femër.

Lamtumir Shqipri ?
 
Neni 31.

“Vajza s’ka tager (të drejtë):

a) me e zgjedhë fatin e vet, por ajo do të shkojë për atë që e fejojnë me dëshirë apo pa dëshirë.

b) m’u përzie në shkuesinë e në fejesë,

c) as në këpucë e as në petka.”

Kanuni L.D
 
Back
Lartë