• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Lidhja shpirtërore

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Lidhja shpirtërore!

Shpirtrat lidhen me njëri tjetrin dhe ju nuk mund të largoheni prej tij ose ta harroni atë. Lidhja me shpirtin është më thellë sesa një lidhje familjaritetit që përfundon me kalimin e kohës dhe ditëve. Por, lidhja me shpirtin e një personi është një ndjenjë shumë më tepër se dashuri. Është disi si një varësi.

Dashuria jote për shpirtin e dikujt, do t'ju ndjekë përgjatë tërë jetës tuaj. Kjo dashuri nuk është as dashuri për formën, as dashuri për familjarizimin. Sepse këto mund të mbarojnë me kalimin e kohes ndërsa dashuria për shpirtin e dikujt nuk mbaron kurrë.

Kur e do shpirtin e dikujt nuk është e lehtë ta shohësh atë në një person tjetër apo tek një person tjetër sepse shpirti është gjithmonë një. Nuk ka alternativë andaj nuk pranon ndarjen.

Zemrat tona vazhdojnë të udhëtojnë nëpër hapësirë derisa të arrijnë tek ata që duan, tek shpirtrat e atyre që duan.

Pra, ata nuk qetësohen derisa të arrijnë t'ua bëjnë me dije atyre për mallin që ndjejmë për ta.

Pamja apo dukja e një personi tjetër është dashuri e syrit ndërsa dashuria e zemrës dhe e shpirtit është dashuri e qenies andaj si e tillë ajo është jetike dhe e pavdekshme.

FB_IMG_1672657359756.jpg
 
Ku mund ta gjejme kte lidhje shpirterore?
Tek vetja dhe askund , sa per tjeret dun gjona tjera e jo shpirt?
Ka dhe njerez qe i bojn gjonat me shpirt, por jane te paket, e sa vjen me shume te paket ?
Nje vit me dit te bukura te uroj♥️
 
Ashtu kam besu por soulmate nuk largohen thon
Pikerisht ktu fillon gabimi ... se e marrim te mireqene qe "soulmate nuk largohen" ?
 
Lidhja shpirtërore!

Shpirtrat lidhen me njëri tjetrin dhe ju nuk mund të largoheni prej tij ose ta harroni atë. Lidhja me shpirtin është më thellë sesa një lidhje familjaritetit që përfundon me kalimin e kohës dhe ditëve. Por, lidhja me shpirtin e një personi është një ndjenjë shumë më tepër se dashuri. Është disi si një varësi.

Dashuria jote për shpirtin e dikujt, do t'ju ndjekë përgjatë tërë jetës tuaj. Kjo dashuri nuk është as dashuri për formën, as dashuri për familjarizimin. Sepse këto mund të mbarojnë me kalimin e kohes ndërsa dashuria për shpirtin e dikujt nuk mbaron kurrë.

Kur e do shpirtin e dikujt nuk është e lehtë ta shohësh atë në një person tjetër apo tek një person tjetër sepse shpirti është gjithmonë një. Nuk ka alternativë andaj nuk pranon ndarjen.

Zemrat tona vazhdojnë të udhëtojnë nëpër hapësirë derisa të arrijnë tek ata që duan, tek shpirtrat e atyre që duan.

Pra, ata nuk qetësohen derisa të arrijnë t'ua bëjnë me dije atyre për mallin që ndjejmë për ta.

Pamja apo dukja e një personi tjetër është dashuri e syrit ndërsa dashuria e zemrës dhe e shpirtit është dashuri e qenies andaj si e tillë ajo është jetike dhe e pavdekshme.

View attachment 162572
Shpjegim i detajuar i ndjenjes.
 
Back
Lartë