• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Leku, gati nje shekull i shkruar gabim

Juno

Kontributor
LV
0
 
Paraja jonë, leku, për herë të parë u fut në përdorim në vitin 1924, nga mbreti Ahmet Zogu.

40569

Disa burime thonë se emërtimi i tij vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, kurse një burim tjetër thotë se emërtimi i tij vjen nga feudali shqiptar i shekullit XV, Lekë Dukagjini.



Dhe leku, paraja jonë, për pak vite mbush 100 vjet, një shekull.... Po, po, një shekull i shkruar gabim dhe askush nuk ka marrë mundimin të korrigjojë e t’i shkruajë saktë numrat te paratë tona.

40570


Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë dhe askush nuk ka bërë përpjekje që, të paktën te prerjet e reja, të rregullohen këto gabime dhe ne të kemi një para dinjitoze.



Këtu nuk po flasim vetëm për mosshkrimin e “ë”-së dhe “ç”-së, sepse këtë mund ta justifikojmë me çështje dhe aftësi teknike, që në ditët e sotme edhe ky korrigjim është shumë i lehtë, por flasim për shkrimin gabim të numërorëve shprehje, si: “Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që shkruhen ndaras, por që në paratë tona e gjejmë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj.

40571


Ja disa rregulla se si shkruhen numërorët:



Numërori është pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara sendesh a njerëzish. Ata janë:



  1. fjalë të parme (numrat nga 1 deri në 10): një, dy, tre, katër, pesë...
  2. të përngjitura (11 deri në 19), njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë...
  3. të përbëra (tridhjetë, pesëdhjetë... nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.)
  4. shprehje (njëzet e një...- 29; tridhjetë e një - 39... njëqind e një, një mijë, një mijë e një, pesë mijë, dhjetë mijë, njëqind mijë etj.).



Pra, mbani mend, numërorët shprehje shkruhen ndaras. Vetëm kur dalin si mbiemra shkruhen bashkë. (Isha i njëqindedyti në radhë).

Le të shpresojmë që leku ynë do të festojë 100-vjetorin e lindjes së tij “i pastër” nga ana drejtshkrimore!
 
Ah lum ata që tallin 'zogun' me Zogun?
 
Gabimet nuk janë 100-vjeçare, por të 30 viteve të fundit.
Atëherë shkruheshin saktë, madje me ë dhe ç
Plus që nuk ka pasur kartmonedha 1000, 2000 e 5000 lekëshe.

Sa për njëqint dhe jo njëqind, ky ka qenë një rregull drejtshkrimor i ndryshuar më vonë.

leku.jpg
 
Back
Lartë